Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet krahu i djathtë i Tan Kateshit: Kush e armatosi bandën e Elbasanit

2017/02/28 at 9:14 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Rrëfehet krahu i djathtë i Tan Kateshit: Kush e armatosi bandën e Elbasanit

Taulant Balliu i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”, krahu i djathtë i kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit, vjen për Gazetën “Shekulli” me një rrëfim të gjatë.


Gjatë viteve të trazirave është mbajtur si një prej ekzekutorëve kryesor të bandës, të përbërë nga 30 persona, 11 prej të cilëve të vrarë. Por, kur kanë kaluar 19 vite dhe ai ndodhet prapa hekurave, duket se gjithçka për të nuk është ashtu sikundër e ka paraqitur drejtësia dhe qytetarët e Elbasanit.

Ditën që ka rënë në burg, thotë se është lidhur me “Zotin” dhe në vazhdimësi i lutet atij për të qetësuar shpirtin, si dhe me shpresën se dikush do të marrë përsipër krimet për të cilat ai është dënuar. Jeton i vetëm në dhomën qeli. Një herë në muaj takon prindërit, ndërsa telefonatat me ta i ka të përditshme.

Duket se lidhjet me shoqërinë e vjetër nuk i ka shkëputur. Është shumë i kënaqur, pasi dy prej miqve të tij të ngushtë vazhdojnë ta mbajnë me të ardhura. Në sektor qëndron së bashku me kapon e bandës ku bënte pjesë në Elbasan, Dritan Kateshi.

Ky i fundit teksa na përshëndet, na drejtohet me fjalët: Ju lutem merrni kë të doni në intervistë, por unë nuk kam dëshirë të flasë. Jam shumë i lodhur. Shokut të tij të ngushtë, krahut të djathtë nuk i jep asnjë këshillë. Na shoqëron deri tek dera e qelisë së tij e më pas shkëputet për tu futur në dhomë. Taulant Balliu edhe në burg e thërrasin Cikja. Për tek dhoma e tij në sektorin “Vip” të sigurisë së lartë, na shoqëron shefi i policisë së burgut.

Na kujton se Balliu është fetar dhe çdokush që kërkon të futet në dhomën e tij duhet të zbatojë disa rregulla. Duhet të heqim këpucët. Në Burgun e Peqinit krahun e djathtë të Tan Kateshit e kanë ngarkuar me një detyrë. Ai kujdeset për xhaminë dhe çdo të premte se bashku me 50 të dënuar të tjerë fal mëkatet.

Ende pa filluar intervistën, Taulanti nis e rrëfen për veten, duke u vetëquajtur viktimë e zënkave mes djemsh të rinj, që nisën si grindje banale, por që me kalimin e ditëve u kthyen në hakmarrje. Thotë se është me fat që është gjallë. “Nëse do isha jashtë, ndoshta nuk do të jetoja”. Megjithatë ka shumë shpresa që një ditë të krijoj familjen e tij për të cilën thotë se ëndërron gjithmonë.

Çfarë bëre gabim ti Taulant që sot ndodhesh këtu dhe i lutesh zotit çdo ditë?

E ç’të them. Nuk kam bërë asgjë. Jam dënuar kot. Nuk dua të them sa engjëll apo i pafajshëm jam. Ky qe fati im dhe duhet ta pranoj. Pas 19 viteve jam pajtuar me të. Nuk kam çfarë të bëj. Ti bie murit me kokë. Është shumë e thjeshtë. Ai që ka lekë do dali ai që s’ka, do rri këtu si unë e shumë të tjerë. Shyqyr jemi gjallë, se mund të ndodhte dhe ndryshe.

Gjatë këtyre 19 viteve, personat që mendojnë se janë prekur nga ajo ç’ka për të cilën ti je dënuar, kanë bërë ndonjë veprim ndaj teje?

Kanë paguar lekë që unë të qëndroj në burg. Shumë e thjeshtë. Jashtë nuk vjen drejtësia. Ose në të shumtën e rasteve ata që kanë dash të më bëjnë keq mua, i kanë rënë shokëve të mi, pra i kanë bërë keq dikujt tjetër. Në një farë mënyre janë hakmarrë. Këtu nuk ka drejtësi. Por këtu kush ka lekë shpëton kush nuk ka mbetet në burg. Po të kisha lekë do dilja.

Pse mendon kështu, pse me lekë blihet drejtësia?

Po kështu është. Edhe ata lart thonë se nuk ka drejtësi. Po të dënohet një me burg të përjetshëm ka drejtësi, po të dënohet dikush prej tyre, nuk ka drejtësi. Padrejtësia është vetëm për ne të vobektit. Ne jemi kriminelët, prandaj dhe na mbajnë këtu të izoluar. Ne kemi vrarë. Por ata lartë harrojnë se na futën vet në këtë valle. Ata na dhanë armët. Ne ishim të papjekur. Ne morëm armët dhe pas një zënke banale, u vranë dy a tre e kështu nisi loja e hakmarrjes. Politikanët na dhanë armët dhe urdhëruan të vrasim. Dhe sot ata kërkojnë të pastrojnë gjyqësorin vetëm për të shpëtuar veten.

Lekët ia vodhën ata popullit në 1996 dhe një vit më vonë na armatosën për të vrarë njëritjetrin. Po bëjnë gjithë atë luftë për të hequr gjykatësit, duke pretenduar se do bëjnë drejtësi. Po kujt i kanë bërë padrejtësi ata gjyqtarë? Ne jemi kriminelë. Vetëm me ne e mbajnë akoma emrin. (flet shumë i irritur). Këta pushtetarët tanë nuk e dinë se çfarë është ligji. Ka edhe jashtë shtetit të dënuar me burgim të përjetshëm, por kur ke vuajtur 12 vite burg të jepet e drejta për të dalë me leje dhe të rikthehesh sërish.

Kurse ne nuk e kapërcejmë dot portën. Dalim vetëm nëse sëmuremi dhe shkojmë në spital. Në burg futesh për tu rehabilituar e jo për tu shndërruar si kafshë. Këtu tek ne të lënë të harrohesh. Dhe të të vdesë nëna nuk të jep njeri leje..të shohin të shtrirë e nuk të thonë gjë. Nuk e dinë sa është masa e dënimit me burg përjetë. Pas 25 vitesh ne duhet të dalim. Por, kështu si ka ardhur puna më mirë të na vrasin se sa në mbajnë të gjallë.

A e mendon veten jashtë?

Pse mos ta mendoj.. deri sa falem unë e mendoj këtë. Shumë shpejt, sepse unë e kam bërë burgun. Të keqen dhe të mirën nuk e di asnjë, e di Zoti. Del një njeri nesër, pasnesër dhe thotë, e kam bërë unë vrasjen dhe rihapet procesi. Shpresoj të gjej drejtësinë. Jo vetëm unë. Por dua të them se në gjykatat tonë si unë dhe të tjerë po shkatërrohen.

Taulant më the se gatuan vet, pasi nuk preferon të konsumosh ushqimin e burgut. Çfarë gatuan?

Të gjitha llojet e ushqimeve. Jemi bërë kuzhinier. Na i bien nga shtëpia. Ai që ka, ai që s’ka do shkojë te kazani. Fasule tre vakte. Kjo punë për të vdekur është bërë, jo për të jetuar mirë këtu brenda. Trupi do vitamina, proteina. Gjynah ata që nuk e kanë mundësinë. Shyqyr Zotit mua ma kanë krijuar mundësinë, deri tani nuk më ka lënë shtëpia. Të ushqehesh për 19 vjet me grosh dhe në drekë speca me turli nuk bëhet. Mundohem që disa të ardhura ti siguroj edhe vet duke shitur disa nga punimet e mia që janë anije ose libra. Por kam dhe ja dy shokë jashtë më ndihmojnë , por ata tani janë bërë me familje. Jemi shokë që prej 20 vitesh, jemi rritur bashkë.

Ti falesh pesë herë në ditë. Je dhe drejtues i xhamisë këtu. Kur fillove të merresh me fenë dhe pse?

Që kur kam rënë brenda. Çdo gjë e ka një kuptim. Ti ke misionin tënd, unë kam timin. Zoti kështu i ka ndarë gjërat. Këtu bëhet fjalë për shpirtin . Shumë se kanë shpirtin e qetë. Shumica jeton për trupin, të mirat materiale, shtëpia, ushqimi, femra, alkooli. Besimin ta jep Zoti është dhuratë, s’ta fal kush.. Pesë herë në ditë..kjo është shtëpia e Zotit. Është mrekulli. Gjë e madhe, njeriu me besim jeton. Kur vjen këtu harrohet çdo gjë, familja shokët hallet. çfarë kërkon nga zoti. Besimtari lutet që të fitoj xhenetin. Gëzimi mbaron më shpejt por edhe vuajtja mbaron . Vjen një ditë dhe do ikësh para zotit. Ka dhe nga ata që në xhami vijnë për tu tallur. Lutemi dhe për prindërit. Mbase vuajnë ata dhe jo ne.

Mendoni se këtu në xhami duke u falur lani mëkatet që keni bërë jashtë?

Çdo njeri i fal gjynahet. Ne lindim nga mëkati. Zoti na ka vënë në sprovë për të ikur nga xheneti. Unë kam sprovën time. Shyqyr që nuk jam i paralizuar. Këtu falemi për çdo gjë.

Ti e kuptove në momentin që u fute këtu se diçka të mungonte dhe ajo do të plotësonte?

Familja ime është myslimane. Nëna falej dhe unë i thashë të më sillte Kuranin. Nisa të lexoja dhe kuptoja njëkohësisht. Kjo është ideja e fesë. Zoti është i drejtpërdrejtë. Hoxha është kot para meje apo para çdo kujt. Ai është një mësues që vjen para meje, kaq ka mundësi. Pastaj se sa je i aftë ti të besosh është gjë tjetër. Me familjen jam mirë. Edhe jashtë të jesh s’ke çfarë të bësh gjë tjetër. Prindërit e mi presin me padurim ditën kur unë të jem i lirë. më thonë shpesh “çfarë ke bërë more djalë qe je këtu”. (përlotet)

Sa të dënuar falen nga sektori i sigurisë së lartë, ata me burgim të përjetshëm?

Janë 50 veta që falen çdo të premte. Ka dhe nga ata që nuk vijnë në xhami e falen në dhoma. Ka të tjerë që nuk shkojnë me njëri-tjetrin dhe komanda nuk mund ti lërë. Disa shfrytëzojnë rastin dhe sapo vijnë në xhami nisin sherret me kundërshtarët. Pas dere rrinë të gjithë këtu, asnjëherë nuk dihet se kur të vjen e keqja, por një ditë do të vijë.

Ti shkruan edhe poezi. Kur ke shkruar për herë të parë?

Në burgun e Tepelenës, e nisa me disa poezi. Pastaj dalëngadalë, duke lexuar kam bërë 9 libra. Shpresoj të bëjë dhe një libër tjetër tani, për fenë. Nuk kam gjetur treg për të shitur. Edhe për ti botuar më të njohur do shkosh. Nëse nuk ke para nuk bënë dot asgjë, edhe pse je këtu i izoluar. Paratë e botimit i kam mbledhur vetë duke shitur ndonjë anije te shokët brenda burgut.

Me kë ke shumë afrimitet?

Me çunat e sektorit. Këtu do qëndrosh me ata që të hahet muhabeti. Ti je në shtëpi me njerëzit e tu e shkëmben fjalë, jo këtu që mund të ndodh e keqja shumë shpejt. Nuk po them emra se duket keq, por nga ora 2-5 pasdite mund të shkojmë te dhomat e njëri –tjetrit. Tani jemi mësuar me këtë ambient. Tani e kemi ndarë mendjen, s’kemi ku shkojmë.

Kateshi në një sektor me Balliun

Kapoja i bandës së Elbasanit tashmë ndodhet në të njëjtin sektor me krahun e tij të djathtë, Taulant Balliu. Ndërsa ky i fundit i njohur me pseudonimin Cikja pranon të flasë, Kateshi duket më i ashpër. Pranon të na përshëndesë, por kurrsesi nuk ka dëshirë që të flasë për ngjarjet që tronditën Elbasanin dhe për marrëdhëniet e tij me shokët e sektorit. Marrëdhëniet me drejtuesit e institucionit të vuajtjes së dënimit në Peqin duket se Kateshi i ka shumë të mira. Madje ai bënë edhe një takim me drejtorin. E teksa ne tentojmë të mësojmë më tepër, Kateshi na mbyll derën dhe kërkon të largohemi.

Mikun dhe krahun e tij të djathtë nuk e pengon të flasë, edhe pse e sheh shumë mirë se ne futemi në qelinë e tij. Dritan Kateshi qëndron lirshëm në korridoret e sektorit “Vip” dhe gjatë gjithë kohës komunikon me shokët e tij më të ngushtë. Ata duket qartë se janë, Arben Grori, Taulant Balliu, Gazmend Braka (Gaxhai). Ka edhe pjesëtarë të tjerë të bandës së tij që janë akomoduar në sektorin pranë. Edhe drejtuesit e burgut, pohojnë se të dënuarit me burgim të përjetshëm nuk janë ata që paraqesin problem. Sipas tyre më shqetësues janë të dënuarit e sektorit të zakonshëm, të cilët kanë kërkesa të shumta dhe në rast të mosplotësimit të tyre reagojnë me forma të ndryshme.

Historiku i bandës

Banda e Kateshit u krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe aktualisht vuan këtë dënim në burgun e Peqinit, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë. Banda, sipas të dhënave të gjykatës, mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Sipas dosjeve në polici dhe prokurori anëtarët e bandës Kateshi kanë qenë Dritan Kateshi, i dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar në Shqipëri; Taulant Balliu, i dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar në Shqipëri; Ndriçim Sadushi, i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe gjeti vdekjen në një burg në Angli; Gjergj Dedja, i dënuar me 20 vjet burg, i arrestuar në Shqipëri; Kastriot Dervishi, i dënuar me 17 vjet burg, i ekstraduar nga Italia; Spartak Çaushi, i dënuar me 16 vjet burg, i ekstraduar nga Italia dhe Arben Topi, i dënuar me 13 vjet burg, i ekstraduar nga Çekia.

Anëtarët e bandës Kateshi

1. Dritan Kateshi, i dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar në Shqipëri 2. Taulant Balliu, i dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar në Shqipëri

3. Ndriçim Sadushi, i dënuar me burgim të përjetshëm, vdiq në një burg në Angli

4. Gjergj Dedja, i dënuar me 20 vjet burg, i arrestuar në Shqipëri

5. Kastriot Sali Dervishi, i dënuar me 17 vjet burg, i ekstraduar nga Italia

6. Spartak Çaushi, i dënuar me 16 vjet burg, i ekstraduar nga Italia

7. Arben Topi, i dënuar me 13 vjet burg, i ekstraduar nga Çekia

Etiketa: banda e ElbasanitburgrrëfimTaulant Balliu


Ju sugjerojmë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
-U tha në Opinion

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor, 2025 10:36 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

10 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
Aktualitet

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

10 Dhjetor, 2025 10:11 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

10 Dhjetor, 2025 8:31 pm
Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Para
Vidhnin banesat, policia kap dy autorët dhe i quan “star”

Vidhnin banesat, policia kap dy autorët dhe i quan “star”

Lajm i mirë për kombëtaren U-19, Bogdani e nis me fitore karrierën si trajner

Lajm i mirë për kombëtaren U-19, Bogdani e nis me fitore karrierën si trajner

Genta ‘çmend’ rrjetin me veshje intime

Foto/ E papritur, Genta Ismaili bëhet tullace
















TE FUNDIT

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
10 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opionin”, gazetarja Klodiana Lala, për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës...

Lexo më shumë

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
10 Dhjetor, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e...

Lexo më shumë

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
10 Dhjetor, 2025

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin...

Lexo më shumë

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
10 Dhjetor, 2025

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com