Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet Armina: Sekretet me Shkëlzenin. lidhja me Lirinë dhe plani për një fëmijë

2016/12/25 at 10:27 AM
në Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfehet Armina: Sekretet me Shkëlzenin. lidhja me Lirinë dhe plani për një fëmijë

Për Armina Mevlanin, nëse ekziston ndonjë filozofi jete, është ajo se në fund të fundit jeta është shumë e shkurtër dhe është e padrejtë që disa njerëz të vuajnë aq shumë, ndaj u takon atyre që munden të vendosin një ekuilibër. Gati katër vite pasi nisi historinë e dashurisë me Shkëlzen Berishën, ajo tregon se gjestet e bamirësisë kanë qenë të shpeshta nga ata si çift, por nuk kanë preferuar t’i bëjnë kurrë publike. Moderatorja rrëfen për gazetën “Panorama” sekretet e shpirtit binjak, dhe ku do të festojnë ndërrimin e viteve.


Atmosfera e Vitit të Ri i afron njerëzit më shumë me njëritjetrin. Ku dhe me kë do të festoni?

Gjithmonë Vitin e Ri e kemi kaluar pranë familjarëve dhe miqve më të mirë, ndaj edhe këtë vit nuk do të jetë ndryshe. Rëndësi ka të jemi pranë atyre që duam dhe çdo gjë tjetër shkon shumë mirë.

Zakonisht si ndodh në bisedat për nisma të ndryshme me partnerin Shkëlzen Berisha, ti jep ide dhe ai aprovon apo e kundërta?

Në fakt, që në fillim të marrëdhënies sime me Zenin, një ndër gjërat që më ka bërë shumë përshtypje dhe kam vlerësuar aq shumë është zemra e tij e mirë dhe gatishmëria për të ndihmuar të tjerët, gjithashtu më ka bërë përshtypje fakti që asnjëherë nuk ka dashur t’i bëjë publike. Edhe ai këtë besoj ka vlerësuar tek unë, dhe sigurisht më mbështet sa herë ka mundësi.

Sa pranë je me nënën e tij, Liri Berishën, të cilën e shohim shpesh pranë fëmijëve?

Znj. Liri është një grua shumë e dhembshur dhe e dashur, për këtë arsye ajo ka bërë të pamundurën ta ngrejë dhe ta mbajë këtë fondacion, dhe kjo është diçka për t’u vlerësuar maksimalisht. Nuk e di nëse unë do t’ia dilja aq mirë sa ajo. Por di që në një të ardhme do të mundohem për diçka të ngjashme, pasi unë e vuaj shumë pamundësinë, sëmundjen apo vuajtjen e një fëmije.

Ke plan të bëhesh nënë, kur dëshiron ta kesh fëmijën tënd?

Për shkak të angazhimeve dhe moshës, nuk kam marrë ende një vendim të tillë për të pasur fëmijë. Sigurisht është një ndër gjërat më të bukura dhe një ndër mrekullitë me të cilat Zoti bekon një familje dhe, si e tillë, dua që të vijë në momentin e duhur në mënyrë që unë t’i dedikohem komplet.

Si do ta projektoje jetën e fëmijëve të tu, ti vetë ke qenë një fëmijë i lumtur e që të plotësohej çdo dëshirë, apo jo?

Në fëmijëri kam qenë shumë e lumtur, sepse prindërit e mi më kanë qëndruar shumë afër. Mesa kanë pasur mundësi, ata kanë punuar dhe s’më kanë lënë të më mungojnë gjërat kryesore që një fëmijë mund të dëshirojë. Në këtë aspekt kam qenë me fat.

Cilat ishin disa nga dëshirat e tua të fëmijërisë dhe të është realizuar çfarë ëndërroje atëherë?

Unë ëndërroja shumë dhe adhuroja të luaja me kukullat, që ende edhe sot i kam ruajtur. Gjithashtu, në çdo aktivitet shkollor kam qenë e para që organizohesha të kërceja, aktroja apo këndoja dhe babi është kujdesur që këto kujtime t’i kem të regjistruara, ndaj sa herë i shoh, ndihem shumë mirë dhe e lumtur. Besoj shumë në teorinë frojdiane, e cila thotë se çdo gjë që na ndodh në fëmijëri është ajo që më pas ne bëhemi kur jemi të rritur, pra gjithçka është pasqyrim i fëmijërisë.

Ndaj do të doja shumë që edhe unë të bëja për fëmijët e mi maksimumin për t’i edukuar dhe për t’u dhënë një fëmijëri të lumtur, atë që në fund të fundit çdo fëmijë në bo Ndërkohë të pamë në një aplikacion në prag festash, ku shfaqesh sa joshëse, aq edhe rebele.

Si realizohet një klip i tillë?

Për sa i përket aplikacionit, në fakt çdo gjë lindi me blogun tim www.arminamevlani.com dhe më pas u krijua dhe në formë aplikacioni që mund të shkarkohet në çdo celular me titull “The rebel heart”. Më vonë më lindi ideja e një kanali në “YouTube” në emrin tim, Armina Mevlani, ku çdokush mund të regjistrohet dhe të ndjekë videot, që unë do të postoj nga jeta ime, setet fotografike apo këshilla bukurie që do të jap. Do shkarkoj shpesh video në këtë kanal, ndaj shpresoj të ecë sa më mirë.

Duke u nisur nga performancat e tua në atë aplikacion, cili është kufiri që ndan dukjen sensuale nga ajo seksi? Ti cilin epitet do të preferoje më shumë?

Për sa i përket kufirit, është tepër subjektive se si njerëzit e shohin apo perceptojnë kufirin. Mendoj se çdokush ka kufirin e vet brenda vetes dhe atë respekton sipas pozitave që ndodhet, i mirë apo i gabuar qoftë. Unë jam dhe kam qenë edhe më parë në botën e artit dhe çdo gjë e kam përcjellë në forma artistike dhe në funksion të seteve fotografike apo videove që më kanë interesuar për punën që unë bëj. Për sa i përket cilësimit “seksi” apo “sensuale”, mendoj deri diku janë e njëjta gjë dhe nuk është qëllimi im kryesor në atë që bëj. Tek një femër, e cila bën punën që unë bëj në modë, duhet të ketë shumë cilësi dhe, edhe pse sensualiteti mund të jetë pjesë e saj, nuk është aspekti i vetëm dhe më kryesori.



Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Para
Ergys Kaçe te Skënderbeu?

Ergys Kaçe te Skënderbeu?

Burri rreh barbarisht gruan, e reja vetëhelmon veten me ilaçe

Burri rreh barbarisht gruan, e reja vetëhelmon veten me ilaçe

Prokuroria e Krimeve të Rënda/ Sekuestrohet hoteli në Sarandë, dyshohet për para të pista

Prokuroria e Krimeve të Rënda/ Sekuestrohet hoteli në Sarandë, dyshohet për para të pista
















TE FUNDIT

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
7 Qershor, 2025

I nxehti afrikan do të vijoj të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, duke sjellë mot...

Lexo më shumë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com