Një person është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Sipas policisë në pranga ka rënë Krenar Ceria, 37 vjeç, banues në lagjen “Xh.Nepravishta”, Lushnje.
Sipas policisë, ky person në gjendje të dehur ka shkuar në banesën e nënës së tij, M.Ceria, banuese në lagjen “Xh.Nepravishta”, ku ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, si dhe ka shkatërruar të gjitha orenditë shtëpiake.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkatërrimi i pronës”.