Policia e Tiranës ka ndaluar pak minuta më parë shtetasin Vladimir Gjuta, 36 vjeç, pasi ka dhunuar të atin e tij. Gjuta ishte në arrest shtëpie pasi është akoma në hetim për vendosjen e eksplozivëve në Farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe pranë shtëpisë së tij. Gjuta mësohet se ka thyer masën e arrestit në shtëpi ndërsa është konfliktuar me babain e tij.