Deputeti i PS Rrahman Rraja, ka njoftuar këtë të shtunë se ka dorëzuar mandatin si ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë, ku vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja.
Pas dorëheqes së Rrajës, Arkend Balla pritet të ulet në karrigen e deputetit, sipas listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021.
Nëse do të pranojë mandatin, Arkend Balla do të jetë deputeti më i ri në radhët e socialistëve në parlament.
Ndërsa Rraja ishte në mandatin e tij të dytë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë./Opinion.al