Ka përfunduar edicioni i 15-të i festivalit “Netët e Klipit Shqiptar”, ku si klipi i më i mirë për këtë vit është vlerësuar “Për me pas nji roze”, nga këngëtarja Rozana Radi.
Si çdo vit edhe këtë herë “Netët e Klipit Shqiptar” ka ardhur në formën e një eventi të realizuar nga “Deliart Assosiation”, ku janë ndarë edhe çmime të tjera bazuar në komponentë të ndryshëm.
Klipi fitues është realizuar nga “Pro Video”, ndërkohë që gjatë fjalës së saj Radi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e në veçanti aktorin Leart Vasili, i cili është pjesë e klipit. Në këtë event kanë marrë pjesë emra të njohur të showbizit shqiptar dhe ndërkohë janë vlerësuar më çmime artistët dhe produksionet e mëposhtme.