Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Roskoveci

2016/12/01 at 10:45 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dibra e Arbrit

Nga Edison YPI-

I vetmi vend në Shqipëri, aq i butë, i bukur, i ëmbël, i shkrifët, ku zemra punon si pompë hidrovori, gjaku vërshon lumë, stomaku bluan si mulli, gjymtyrët lëvizin si vinça, veshët dëgjojnë mbrapa Korabit, sytë shohin në fund të botës, goja buçet si daulle, bytha pjerdh si top, është Roskoveci.

Gishtat kodrinorë të Mallakastrës dhe luginëzat e Myzeqesë, zgjatur dhe mpleksur me njëratjetrën si duar të dashuruarish, diell, qiell, ajër, dritë, ujë, fusha, kodra, Roskoveci është aq magjepsës sa ta merr frymën, ta zhgarravit mendimin, ta prish gjumin, ta sjell ëndrrën.

Roskoveci është vendi më i begatë i rruzullit. Edhe gurët hedhin rrënjë e nxjerrin fruta në Roskovec, të gjitha mizat bëjnë mjaltë, çfarë lëviz dashurohet e shumzohet, çfarë mbin rritet e korret, çfarë rrjedh pihet, çfarë kafshohet hahet, çfarë ëndërrohet realizohet.

Kalorës madhështor dhe krenar rrëzë kodrave anës fushës, Roskoveci ka tre gra, Myzeqenë, Mallakastrën, Lushnjen. Me tre gratë e tija Roskoveci ka bërë një tufë me kalamaj vajza e djem njëri më i bukur se tjetri; Patosin, Krutjen, Kutallinë, Marinzën, Zharrëzën, Gorrenë, Strumën, Cukalatin, Bubullimën, si dhe plot hyzmeqarë dhe hyzmeqarka nëpër fushë e pëmbi kodra që ç’u sheh syri u bën dora.
Në çdo vend të bukur njeriun e kap një merak dhe pyet veten; Mirë unë e dua këtë vend, por ky vend a më do vallë mua ? Në Roskovec kjo pyetje s’ka kuptim. Në Roskovec nga kjo dilemë nuk vuan. Mendo sa e do ti Roskovecin, se dashuria e Roskovecit për ty është e garantuar, e pakursyer.

Roskoveci që ka gjithçka nuk trembet nga asnjë konkurrencë. Nuk ka në Shqipëri vend si Roskoveci që fqinjët i do më tepër se veten aq sa kur je në Roskovec ndjehesh sikur je gjithkund. Nëse ndodhesh në Roskovec dhe sytë i ke hedhur nga veriu, je myzeqar. Pa luajtur nga vendi, sheh nga jugu, në çast kthehesh në mallakastriot. Kthen kokën nga perëndimi, shndrrohesh në fierak. E rrotullon nga lindja, bëhesh beratas.
Kur i afrohesh Roskovecit konstaton se pakngapak diçka e egër brenda vetes po të zbutet. Ndjen sa e dëmshme është të gënjesh, të thurësh intriga, të merresh me thashetheme. Kur në Roskovec je, ndjen shplodhje, vuan më pak, dhimbjet paksohen, hallet largohen, taksiratet harrohen.

Magjia e Beratit, konspirativiteti i Myzeqesë, solemniteti i kishave dhe manastireve, perëndimet e përgjakura, laryshia e kodrave, pjelloria e tokës, kripa e detit, të gjitha mrekullitë e botës dhe ëmbëlsitë e jetës, kryqëzohen në Roskovec.
Kur pyet veten se ç’janë këto çudira që ndodhin në Roskovec, dhe nuk e gjen dot, të bëhet të besosh se diku aty rrotull Zoti ka mbledhur Krishtin, Muhametin, Budën, profetët, dhe të gjithë bashkë kokë më kokë po pinë kafe e po llafosen për të mirën e njerzisë.

Ardhja në Roskovec nga Kutallia dhe Patosi janë më të shijshmet. Megjithatë ka një problem. Mijrat, pse jo milionat, e njerëzve që udhëtojnë veri-jug përmes autostradës Lushnje-Fier, kalorësin Roskovec anës kodrave nuk mund ta kqyrin dhe shijojnë si meriton nga afër. Mungon një rrugë nga rrethrrotullimi i Ardenicës në Roskovec. Duhet bërë. Jo e drejtë. Kurrsesi e drejtë. Patjetër me dredha që të interesuarit të mahniten me katundet, fushat, kishat, manastiret.

Si të vishesh, si të krihesh, në cilën orë të nisesh, sa duhet të jetë temperatura, lagështia, nga duhet të fryjë era, çfarë të kesh ngrënë e pirë para se të nisesh në Roskovec, janë probleme që secili i zgjidh sipas midesë së vet. Rëndësi ka kalorësin Roskovec të shkosh ta shohësh nga afër; sa të sigurtë e ka parzmoren, sa të madh e ka topuzin, a e ke të mprehtë shpatën, a e ka të thatë batutin, sa e ngul plugun, sa të thellë e bën qilizmën, si e ka Rosinantin, a e gjeti Dylqinjën.

Në Roskovec mund edhe të mos nisesh fare në stilin e Konfucit i cili ka thënë; “Nëse të shkrepet të shkosh diku, mos u nis, atje je”. Por e mira është të mos ngatërrohesh me kinezërira dhe në Roskovec të shkosh. Kur të kthehesh nga Roskoveci, të përgjumurve të divaneve, zvarranikëve të bulevardeve, dembelave të kafeneve, sedentarëve të zyrave, thuaju; Çfarë shqiptarësh jeni o të mjerë që nuk e dini sa fantastik është Roskoveci ? Turp që s’e keni parë. Faqa e zezë që s’e keni ndjerë.

Ju sugjerojmë

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë
-U tha në Opinion

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë

9 Tetor, 2025 10:25 pm
Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 9:56 pm
Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë
Kronikë

Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë

9 Tetor, 2025 9:49 pm
Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm
Bota

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm

9 Tetor, 2025 9:38 pm
“Kushtetuesja” rrëzoi Begajn, Daci: Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje
-U tha në Opinion

“Kushtetuesja” rrëzoi Begajn, Daci: Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje

9 Tetor, 2025 9:18 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Tragjedia me 38 të vdekur, Putin pranon rrëzimin e aeroplanit nga raketat ruse

9 Tetor, 2025 9:03 pm
Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë
Sport

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë

9 Tetor, 2025 8:18 pm
Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz
Bota

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

9 Tetor, 2025 7:38 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 7:14 pm
Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?
Aktualitet

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

9 Tetor, 2025 6:13 pm
Para
Bebe surprizë! Modelja Irina Shayk është shtatzënë, pret fëmijën e saj të parë

Bebe surprizë! Modelja Irina Shayk është shtatzënë, pret fëmijën e saj të parë

Me fjalë të ngrohta, Nicole Kidman rrëfen mbështetjen për gratë dhe fëmijët e Kosovës

Me fjalë të ngrohta, Nicole Kidman rrëfen mbështetjen për gratë dhe fëmijët e Kosovës

Athinë, shpërthim nga gazi në fast-food, 1 i vdekur, 6 të plagosur

Athinë, shpërthim nga gazi në fast-food, 1 i vdekur, 6 të plagosur

TE FUNDIT

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë
9 Tetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar kandidatët për bashkinë e Tiranës. Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se socialistja Ogerta Manastirliu ka...

Lexo më shumë

Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
9 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, analisti Neritan Sejamini deklaron se KQZ duhet të ndërpresë çdo përgatitje për zgjedhjet e Tiranës, pas vendimit...

Lexo më shumë

Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë

Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë
9 Tetor, 2025

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen...

Lexo më shumë

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm
9 Tetor, 2025

Kreu i organizatës Hamas, Khalil al-Hayya, njoftoi të enjten arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin dhe fundin e luftës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com