Deputeti socialist Ben Blushi mori fjalën në foltoren e Parlamentit dhe lexoi një sms të kryebashkiakut të Kavajës, Roshi. Në SMS, Roshi i kërkonte Blushit të mos fliste më për të dhe të mos e akuzonte pasi nuk ka qenë i dënuar. Blushi thotë se në SMS ka edhe fyerje e kërcënime.
SMS që lexoi Ben Blushi në parlament nga numri 069600770
“O Blush jam Elvis Roshi, unë nuk kam bë asnjë krim si thatë ju, dhe shumë shpejt do i sqaroj publikut por borxh nuk të kam ty sa të kem mbështetjen e qytetit të Kavajës”. Më ka çuar edhe ca sharje por po ia kursej publikut…
Më pas Blushi iu drejtua Ramës që është i pranishëm në parlament me fjalët: Kush është ky Ramë? Kush është ky që merr guximin e më kërcënon mua? Si e ka emrin ky Elvis apo Ervin Roshi?
Blushi-Ramës: Ku e ke këtë aftësi për të mbledh gjithë llumin?