Prej kohësh flitet për një lidhje dashurie mes këngëtares Ronela Hajati dhe këngëtarit të Young Zerka. Ndonëse të dy personazhet e kanë mohuar një lidhje, burime pranë çiftit tregojnë se ata ka vendosur të ndajnë të njëjtën çati duke marrë një apartament me qira në Tiranë.
Ata e kanë mbajtur shumë të fshehtë marrëdhënien e tyre, por me bashkëjetesën e re vështirë se mund të fshihen më.
Përsa i përket angazhimeve artistike Young Zerka është duke shijuar suksesin e këngës “Like Rihanna”, ndërsa Ronela publikon sonte në mbrëmje klipin e saj të ri, “Amin”.