Ajo rrëmbeu zemrat e të gjithëve me perfomancën e saj te skena e “Kënga Magjike”. Bëhet fjalë për këngëtaren Ronela Hajati, e cila konkurronte me këngën me titull “Vuj”.
Pas performancës, ajo ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Thumb”, ku moderatoret e pyetën atë sesi ia ka dalë në skenë duke kënduar e kërcyer aq shumë.
Ronela nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe ka thënë: “Kur je në rolin e dashnores duhet ti bësh të gjitha adetet”.
Sigurisht që përgjigja e saj ka ardhur duke u bazuar në tekstin e këngës “Vuj”, i cili përshtatet pikërisht me këtë gjë.