Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ronaldo te Juventusi, një goditje brenda dhe jashtë fushe

2018/07/12 at 11:50 PM
në Sport
Kohë leximi: 6 min
A A
Ronaldo te Juventusi, një goditje brenda dhe jashtë fushe

Pasi nuk arriti të kualifikohet për Botërorin 2018 në Rusi, Italia konfirmoi, në dukje, rënien e këtij sporti në vendin e tyre.


E lënë prapa nga pasuria e Premier Ligës angleze dhe nga talentet e La Ligas së Spanjës, Seria A e Italisë ka marrë reputacionin e vendit që krijon talente për t’i shitur, por që nuk tërheq më yjet më të mirë e më të mëdhenj në galaksinë e futbollit.

Megjithatë, teksa bota shihte 32 vendet që luftonin për kupën në Rusi, Italia nuk e la veten të harrohet, por zuri faqet e para të gazetave. Seria A po përgatitet të rikthehet në formë.

Pas kësaj nisi dhe vazhdoi deliri për Kristiano Ronaldon.

Pse në Itali?

Kur dolën fjalët e para për një marrëveshje të mundshme, pak ishin ata që e besuan. Menduan se Ronaldoja thjesht po bënte “numrat” e zakonshëm verorë me Realin e Madridit, me synimin për të fituar më shumë mbështetje, dashuri e parà nga punëdhënësit.

Por dhe nëse kishte ndërmend të largohej, asnjeri nuk mendonte që do të shkonte në Itali.

Juventusi, ekip që njihet për aftësinë e nuhatjes së bizneseve të mira, vendosi të dalë jashtë skenari e të bëjë blerjen më të shtrenjtë në historinë e Series A.

Agjenti Jorge Mendes në fillim dha të kuptohet se një marrëveshje do të ishte e mundshme, pasi u takua me klubin për marrjen e Joao Cancelos nga Valencia, në Qershor, për rreth 40 milionë euro.

Pasi nuk la gur pa lëvizur, Juventusi arriti të gjejë 105 milionë euro për t’ia dhënë Real Madridit e për të marrë 34-vjeçarin legjendar në Torino. Pasi vendosën më pas të paguajnë 30 milionë euro në vit, pas taksave (rreth 60 milionë në total), marrëveshja u krye.

“Zonja e Vjetër” e mori zotërinë, dhe për të parën herë mori mbështetjen dhe respektin e rivalëve në shtëpi.

Ardhja e fituesit të Topit të Artë në Serinë A është befasuese jo vetëm për Juventusin, por për të gjithë futbollin italian, pasi mund të ndihmojë të ringrihet disi reputacioni.

Por pse në Itali?

Karriera e Ronaldos, në fakt, është që duhej të kishte lindur në Itali. Por duket se aty do të mbarojë.

Në vitin 2003, ish menaxheri i Juventusit, Luciano Moggi, u duk se kishte lidhur marrëveshje me Sportingun e Lisbonës për blerjen e lojtarit të tyre më të ri e të talentuar.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje ishte që Marcelo Salas i Juve-s të kalonte në anën tjetër, por pasi vizitoi Lisbonën, kiliani e refuzoi transfertën, duke e detyruar Juventusin të hiqte dorë nga ylli i ri portugez. Ronaldoja shkoi me Manchester United dhe më pas ndodhi historia që njohim.

Juventusi ka mbetur një klub i veçantë për zemrën e Ronaldos, dhe ai e pranoi këtë më herët, gjatë këtij, viti, duke thënë: “E kam dashur gjithnjë Juventusin, që fëmijë. Më pëlqente t’i shihja në ndeshje.”

Lionel Messi i Barcelonës mund t’i qëndrojë besnik klubit deri në fund të karrierës. Megjithatë, Ronaldoja beson se asgjë nuk do ta linte më mirë gjurmën e tij në botën e futbollit se mbizotërimi në tri shtete të ndryshme, dhe, mundësisht, fitorja e çmimeve.

Një gjë që i ka shpëtuar Juventusit, është finalizimi i suksesit të vazhdueshëm në Champions League. Ata kanë dalë nëntë herë në finale dhe e kanë fituar vetëm dy herë.

Nëse ka lojtar që di ta fitojë një finale, ai është Ronaldoja.

Pasi i ka dhënë Realit të Madridit tre kupa të Champions League rresht, ai e di që nëse arrin ta ndihmojë Juventusin të ketë sukses, pas pesë dështimeve, ka për t’u quajtur një perëndi, duke vulosur gjurmën dhe reputacionin si personi që bën ndryshimin.

“Më shumë se thjesht parà dhe trofè”

Gjithashtu, është më shumë se thjesht parà dhe trofè. Në Serinë A, mosha nuk ka rëndësi.

Francesko Toti e la më në fund futbollin në moshën 40 vjeçare. Barzagli i Juves sapo e shtyu afatin e kontratës me klubin, edhe pse është 37 vjeç. Buffon vazhdon të luajë fort, në moshën 40 vjeçare, dhe konfirmoi lëvizjen te PSG.

Siç komentoi Patrice Evra: “S’kam folur me Kristianon për këtë, por këshilla ime është që nëse do të luajë deri në vitin 2050, duhet të shkojë te Juventusi”.

“Falënderoj Juven, sepse nëse vazhdova të fitoj pas Mançesterit, ishte edhe falë tyre. Juventusi mund ta ndihmojë Ronaldon të garantojë pjesëmarrjen edhe në botërorin tjetër”.

Ndërkohë që mediat italiane e kanë quajtur “kontrata e shekullit”, disa e shohin edhe si diçka të tepruar.

Gazetari Juan Ignacio Garcia-Ochoa i “Marca” e ka vënë në dyshim vendimin e Juves për të marrë një lojtar në vitet e fundit të karrierës, e që ka humbur shtatë ndeshje të kampionatit spanjoll dhe gjashtë të Kupës së Mbretit, vetëm që të ruante formën.

Ronaldoja do t’i kushtojë Juves rreth 96 milionë euro në vit, një shifër që është sa një e katërta e të ardhurave vjetore të Juves.

Kompania “Fiat” mendohet se do të ndihmojë me kontratën, dhe Ronaldo do të jetë një përfaqësues botëror i Ferrarit.

Kjo do të prodhojë jo vetëm fondet që nevojiten për rrogën, por do të bashkojë disa elemente të ndryshme të perandorisë së bizneseve të familjes Agnelli.

A janë para të shpenzuara mirë?

Shumë veta nuk kanë vënë re që Ronaldoja do të ndikojë për mirë jo vetëm në sport, por edhe në financa, edhe pse fillimisht do të kushtojë shtrenjtë.

Juventusi është një nga klubet më të mëdha në botë, i njohur për arritjet e shpeshta në finalet e Champions League, një ekip në të cilin kanë luajtur shumë kampionë. Megjithatë, të ardhurat e tyre nuk krahasohen me ekipet e tjera të mëdha.

Marka e tyre është ende e vogël. Deri në vitin 2015, të ardhurat nga reklamat ishin më pak se të ardhurat e Schalke në Gjermani, një ekip që luhatet vazhdimisht mes katër skuadrave më të mira të Bundesligës.

Edhe pse punon fort për të krijuar emrin e markës, Juventusi nuk fiton nga reklamat aq sa Interi.

Interi mblodhi 130 milionë Euro në vitin 2017, pas blerjes së klubit nga Suning. Juventusi, ndërkohë, fitues i Seria A dhe dy herë finalistë të Champions League në vitet e fundit, kanë mbledhur vetëm 114 milionë euro, sipas raportit për 2018 nga Deloitte’s Money League.

Juventusi duhet të shtojë të ardhurat dhe klubi shpreson që fati i tyre të ndryshojë me ardhjen e Ronaldos.

Madje, ndryshimin e bëri që para se të konfirmohej transferimi. Çmimi i aksioneve të Juves u rrit me 33% javën e shkuar, në një kohë kur kompanitë më të mëdha italiane, përfshirë Exor-in e familjes Agnelli, po pësonin një rënie në treg.

Kompania analitike, “Hookit”, beson se Ronaldoja ka gjeneruar 404 milionë euro për sponsorët e tij në 12 muajt e fundit, siç është thënë edhe nga “Forbes”.

“Calcio e Finanza” e Italisë kanë raportuar se Ronaldoja mund t’ia shtojë Juves të ardhurat nga reklamat me 30%. Kur sheh se sa bileta më shumë do të shesë prania e tij, mundësia për kontrata të reja sponsorësh e ndoshta një finale të Champions League, atëherë Juvja ka mundësi të buzëqeshë.

A do të përshtatet me ekipin e ri?

Ndikimi i tij jashtë fushe është i dukshëm. Janë ngritur pyetje se si Ronaldoja do të përshtatet te Juvja, një klub i njohur që punon si ekip, pa ego.

Megjithatë, Juve ka një armë sekrete me Masimiliano Alegrin.

Një mjeshtër taktike, Alegri do t’i ketë krijuar idetë e tij që tani për një formacion të përkryer. Ronaldoja duhet t’i ketë bërë të qarta kërkesat, e kjo duket që me largimin e mundshëm të Gonzalo Higuainit.

Argjentinasi mendohet se ka lëvizur te Chelsea që të ndihmojë ardhjen e Ronaldos. Kjo mund t’i shkojë për shtat yllit portugez, që s’ka luajtur gjithnjë me kënaqësi me të, kur ishin bashkë te Reali i Madridit.

Pasi Reali doli nga Champions League në vitin 2010, “Marca” u përkushtoi një lajm në faqen e parë të gazetës, me foton e dy sulmuesve që ishin duke debatuar. Ronaldoja u zemërua shumë që Higuaini vendosi të godasë në portë, në vend që t’ia pasojë atij.

Në vitin 2015, Napoli mohoi publikisht që Higuaini ta kishte quajtur ish-shokun e skuadrës “egoist dhe të mbivlerësuar”, por ka deklaruar gjithnjë  se Lionel Mesi ishte më i miri.

Çfarë do të thoshte ikja e Higuainit?

Si të ikë, si të mos ikë, Zonja e Vjetër ka besim se Alegri, i cili nuk ka frikë të provojë formacione të reja si pjesë e synimit për të vendosur ekuilibrin taktik, do të sigurohet që Ronaldoja të shkëlqejë përkrah lojtarëve si Paulo Dybala dhe Douglas Costa.

Nëse sulmuesi bën kërkesa, Juventusi mund t’i bëjë lëshime duke ditur se gjithçka që bën e që kërkon është për të siguruar  suksesin që ata ëndërrojnë.

Ata janë krenuar më parë me fitues të Topave të Artë, dhe tani Juventusi duket se po rikthehet.

Benvenuto in Italia Ronaldo!

Mina Rzouki, BBC

Top Channel

 

Etiketa: goditje brenda dhe jashte fusheJuventusiRonaldo


Ju sugjerojmë

Manaj transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi pjesë e ekipit Al Sharjah
Sport

Manaj transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi pjesë e ekipit Al Sharjah

23 Korrik, 2025 2:36 pm
Ndeshja Shqipëri–Serbi/ FSHF dënohet nga FIFA me gjobë dhe mbyllje 20% të stadiumit
Kryesore

Ndeshja Shqipëri–Serbi/ FSHF dënohet nga FIFA me gjobë dhe mbyllje 20% të stadiumit

23 Korrik, 2025 10:21 am
Broja ende pa ekip, destinacioni më i mundshëm futbollistin kuqezi
Sport

Broja ende pa ekip, destinacioni më i mundshëm futbollistin kuqezi

23 Korrik, 2025 10:11 am
Trukime ndeshjesh/ Portieri i Serie A dënohet me dy muaj pezullim
Sport

Trukime ndeshjesh/ Portieri i Serie A dënohet me dy muaj pezullim

22 Korrik, 2025 7:50 pm
Ish-mbrojtës i Fiorentinës gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet për vetëvrasje
Sport

Ish-mbrojtës i Fiorentinës gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet për vetëvrasje

22 Korrik, 2025 6:12 pm
Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit
Sport

Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit

21 Korrik, 2025 5:06 pm
FSHF hedh shortin për sezonin e ri të Superligës
Sport

FSHF hedh shortin për sezonin e ri të Superligës

18 Korrik, 2025 11:50 am
Kalendari i kampionateve 2025-2026, shorti hidhet të premten
Sport

Kalendari i kampionateve 2025-2026, shorti hidhet të premten

17 Korrik, 2025 11:34 am
Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
Sport

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

15 Korrik, 2025 2:42 pm
Shqipëria U-19 do të luajë dy miqësore luksi ndaj Italisë në muajin gusht
Kryesore

Shqipëria U-19 do të luajë dy miqësore luksi ndaj Italisë në muajin gusht

15 Korrik, 2025 10:32 am
Para
Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 13 Korrik 2018

Ngjarja në Elbasan/33-vjeçari gjen makinën e djegur në mëngjes

Digjet makina në Durrës, banorët: Shkak mund të jetë 1 cigare

E martë, 9 Janar/ Mot i ngrohtë temperatura deri 20 gradë

Moti dhe temperaturat sot dhe nesër: Diell në bregdet, vranësira në zonat malore
















TE FUNDIT

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
23 Korrik, 2025

Pas më shumë se dy muajsh shqyrtimesh teknike, verifikimesh dhe debatesh ligjore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ndarjen përfundimtare të...

Lexo më shumë

Gjykata Ndërkombëtare:Shtetet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

Gjykata Ndërkombëtare:Shtetet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike
23 Korrik, 2025

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që vendet të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet...

Lexo më shumë

Qeveria merr vendimin: Ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit për pasuritë private…

Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!
23 Korrik, 2025

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë marrë një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ndryshime në ligjet...

Lexo më shumë

Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!

Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!
23 Korrik, 2025

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar sot më 23 korrik ka marrë disa vendime. Qeveria ka vendosur të financojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com