Cristiano Ronaldo ka një mesazh për Lionel Messin pasi fitoi “Topin e Artë”.
Sulmuesi i Real Madridit u shpall futbollisti më i mirë i vitit në botë, për herë të pestë në karrierën e tij. Ai po ashtu barazoi Messin që gjithashtu ka pesë “Topa të Artë”.
Por, Ronaldo ka një dëshirë: “Shpresoj që rivaliteti dhe gara me Messin të vazhdojë edhe më gjatë”, deklaroi Ronaldo.