Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos ka insistuar se ndeshja kundër Uellsit nuk do të jetë ndeshje për Topin e Artë.
Ai ka thënë se nuk do të jetë ndeshje ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale, por ndeshje ndërmjet Portugalisë dhe Uellsit.
“Nuk është rreth Ronaldos dhe Bale. Të gjithë lojtarët e të dy skuadrave duan të shkojnë së më larg të munden. Ne nuk jemi duke luajtur për Topin e Artë, ne po luajmë për finale”, ka thënë Santos.
Kujtojmë se nesër në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja e parë ndërmjet Portugalisë dhe Uellsit. /Express/