Portugalia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024 pasi ka arritur të mposht vetëm pas penalltive Sllovakinë, teksa 120 minutat e lojës u mbyllën 0-0.
Një pengesë e madhe në lojën portugeze mund të konsiderohet edhe përqëndrimi i aksioneve, te lideri i tyre, Cristiano Ronaldo, i cili pavarësisht se pati një mori shansesh, duket se i ka humbur reflesket e vjetra, duke lënë disi në “baltë”, Kombëtaren e tij.
Por, 5 herë fituesi i Topit të Artë, shpërdoroi një penallti e fituar nga Diogo Jota, me kapitenin portugez, i cili dërgon topin në krahun e djathtë të portës, por që pritet nga “gardiani” slloven, Jan Oblak, duke e dërguar sfidën drejt goditjes së 11-metërshave, nga ku “Luzitanët” u treguan më të saktë, me “shtatlartin” portugez, Diogo Costa i cili u tregua fantastik duke pritur plot penallti, ato të Ilicic, Balkovec e Verbic.
Falë kësaj fitoreje skuadra e Portugalisë siguron kualifkimin për në fazën çerekfinale të Euro 2024, ku përballë do të ketë një prej favoritëve absolut, për fitimin e trofeut, Francën, me sfidën që do të zhvillohet mbrëmjen e 5 korrikut, në “Volksparkstadion”, Hamburgut, ku mund të shohim një përsëritje të finales së Euro 2016, aty ku Portugalia fiton trofeun e parë madhor në histori.