Ronaldinho nuk mund të lëviz jashtë Brazilit, pasi atij i janë bllokuar pasaportat për shkak se ka probleme me shlyerjen e taksave dhe gjobave.
Futbollisti, i cili u bë një nga më të mirët në botë dhe fitoi gjithçka me Barcelonën, është mbytur në borxhe. Siç publikojnë mediet braziliane Ronaldinho ka 57 prona të bllokuara, katër prej tyre nga Gjykata e Rio Grande do Sul për një gjobë mjedisore me vlerë 2.2 milionë euro.
Po ashtu, ai ka dhe gjoba të tjera të cilat kain velërën prej 1.8 milion. Kjo ka bërë që shteti brazilian t’i heq të dyja pasaportat, brazilianen dhe atë spanjolle.
Ndërkohë, avokatët e ish-futbollistit se pasaportën spanjolle mund ta bllokojë vetëm Spanja dhe jo Brazili. Por, pavarësisht pretendimeve të avokatëve, pasaportat e Ronaldinhos janë ende të bllokuara./ Opinion.al E.Xh.