Kanë qënë momente paniku për qindra udhëtarë të metrosë së Flaminos në Romë këto të mëngjesit të enjtes. Rreth orës 8:30, një i ri u pa të shëtiste i armatosur dhe me plumba në xhep. Kanë qenë udhëtarët ata që kanë njoftuar policinë e cila arriti të neutralizojë personin e armatosur pa kryer asnjë incident. Sakaq forca të shumta policie po ruajnë gjatë gjithë ditës këtë metro.
Sakaq i arrestuari, një 24 vjeçar ukrainas po merret në pyetje në polici. Nga të dhënat e para mësohet se ai ka qenë i dehur dhe ende nuk është zbuluar se pse lëvizte me armë në kryeqytetin italian.