Roma fitoi thellë 4 – 1 derbin me Lazio, një rezultat që nuk përsëritej prej shumë kohësh. Ky sukses konsolidon pozitën e skuadrës së Luciano Spalleti në vendin e tretë, ndërsa te kundërshtarët është shkarkuar trajneri Stefano Pioli. Ai është zëvendësuar nga Simone Inzaghi, i cili deri më tani drejtonte ekipin e të rinjve.
Napoli bie në Udine duke pësuar një humbje që e largon nga titulli. Skuadra e Hysajt u mund nga Udinese me rezultatin 3 – 1 dhe tani Juventus është 6 pikë i shkëputur falë edhe fitores 1 – 0 me Empoli. Një goditje e fortë për objektivin kryesor të Napoli kur duhen edhe shtatë ndeshje deri në fund të kampionatit.
Nervozizmi i tepruar bëri që Higuain të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë ekipin me 10 futbollistë. Inter humbi me rezultatin 2 – 1 takimin me Torino, ndërsa e mbylli takimin me nëntë futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Miranda dhe Nagatomo. Milan është larguar i mundur 2 – 1 nga fusha e Atalanta. Kjo është ndeshja e katërt radhazi pa fitore për skuadrën e Mihajlovic.
Tv Klan