Shkalla e papunësisë në Gjermani gjatë qershorit ka mbetur në nivelin më të ulët që prej bashkimit të vendit në vitin 1990, sipas të dhënave zyrtare.
Rreth 5.7 për qind e popullsisë ishte e papunë në qershor, sipas statistikave gjermane njoftoi AFP.
“Punësimi dhe kërkesa për punëtorë të rinj përsëri u rrit ndjeshëm,” tha një deklaratë nga drejtori i Agjencisë Federale të Punësimit (BA), Detlef Shile.
“Papunësia duhet të vazhdojë të bjerë të paktën deri në vjeshtë”, tha ekonomisti kryesor në bankën e investimeve KfW, Joerg Kojner.
Ai vuri në dukje problemin e mungesës së punëtorëve të aftë për punë, duke përfshirë infermierët, mjekët, punëtorët e ndërtimit dhe ekspertë të IT-së.
.