Carlo Ancelotti është një mjeshtër i qetësimit të gjakrave. Bayern sot fitoi 1-0 ndaj Borussia M’Gladbach-ut dhe tashmë e sheh veten +13 pikë nga vendi i dytë (RB Leipzig) në Bundesligë, por jo gjithçka shkoi mirë për rekordmenët. Shkaktari është Arjen Robben, i cili u bë protagonist në dy raste gjatë takimit. Holandezi fillimisht u acarua kur Robert Lewandowski e injoroi gjatë një sulmi të skuadrës, teksa nuk i fshehu nervat as kur trajneri e zëvendësoi me Renato Sanches-in. Sa tipike “Robben”, ë?