Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ritualet e Krishtlindjeve në Bogë: Dora e vajzës nuk jepej për martesë, barinjtë mbanin një gur në gojë…

2023/12/25 at 12:28 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ritualet e Krishtlindjeve në Bogë: Dora e vajzës nuk jepej për martesë, barinjtë mbanin një gur në gojë…

Traditat e Krishtlindjeve në Bogë kanë një ritual të veçantë. Gëzim Olaj, mikpritësi i programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan tregon se kjo krahinë i përket besimit katolik dhe përgatitjet për Krishtlindje nisi thuajse një muaj më parë.

Deri në ditën e Krishtlindjeve nuk lejohej që të jepej vajza për martesë dhe kjo periudhë quhej “mot i lidhur”. Gjatë kësaj kohe, njerëzit luteshin dhe agjëronin deri në mesnatën e vigjiljes së Krishtlindjeve.

Një tjetër zakon lidhej edhe me barinjtë që nxirrnin bagëtinë në mal dhe nuk konsumonin asgjë, por vetëm mbanin një guralec në gojë.

Gëzim Olaj: Përgatitjet për Krishtlindje kanë filluar që një muaj e ca përpara. Ka ardhur një festë, quhet festa e Shën Kollit, Nikolasi që është më datë 5 dhjetor nata e me 6 dita. Atëherë variojnë dhe vijnë edhe Krishtlindjet, kemi filluar përgatitjet për Krishtlindje. Ka qenë një zakon që e kemi patur edhe në zonë, atëherë nuk është lejuar të jepje dorën e asnjë vajze, t’i  jepje fjalën dikujt në një shkuesi, të martoje një vajzë a të fejoje dikë, të bëje diçka, një veprim. Nuk lejohet të thoje as po, as jo, as të bëje ndonjë veprim që bashkonte një çift, një familje, asgjë nuk lejohej deri ditën e Krishtlindjeve, deri në dtaën 25. Aty lirohej çdo gjë, aty janë dhënë  fjalët, janë lidhur martesat, aty është krijuar gjithçka. Një muaj ka qenë ai muaji, i themi ne moti i lidhur, s’kemi bërë shumë gjëra se ka qenë moti i lidhur, s’është lejuar.

Ato kanë qenë kohë me lutje, duke pritur Krishtlindjen. Ditën e Krishtlindjeve, sot bëjnë sikur mbajnë “thatë” i themi ne, por atëherë kanë mbajtur shumë “thatë”. Atëherë s’hanin as bukë, as kanë pirë ujë, nuk e kanë bërë meshën që është drekë, e kanë bërë meshën në 12 të natës kur ka lindur Krishti dhe mbrapa ka filluar celebrimi, mbrapa kanë filluar të hanë, kemi patur bagëtinë që e kemi therur, tërë gjërat që kemi filluar t’i festojmë, atëherë ka filluar atmosfera festive, nga data 24 e prapa.

Kemi patur edhe një gjë krejt të veçantë, barinjtë që shkonin me bagëti në mal, në datën 24 kishin një zakon, merrnin një gur të vogël, e mbanin në gojë tërë ditën dhe nuk hanin, kjo i bënte edhe mos të hanin bukë dhe tërë lutjet e këtij guri ishin që ujku të mos hante bagëtitë për 12 muajt e ardhshëm./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
Rajoni

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

13 Maj, 2025 4:05 pm
Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
Aktualitet

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

13 Maj, 2025 3:52 pm
Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Para
Arrestohen në Rinas 2 kinezë, tentuan të dalin nga Shqipëria me pasaporta false

Të akuzuar për mashtrim e trafik droge, arrestohen turku dhe polaku në Rinas

Vëllai i Belerit flet për mediat greke: Pse Rama s’do ta humbasë Bashkinë e Himarës

Vëllai i Belerit flet për mediat greke: Pse Rama s’do ta humbasë Bashkinë e Himarës

Berisha: Njësoj si Putin me Navalny-n, Rama kërkon të më arrestojë pa asnjë provë

Berisha: Njësoj si Putin me Navalny-n, Rama kërkon të më arrestojë pa asnjë provë

TE FUNDIT

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa tha se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE edhe përpara...

Lexo më shumë

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
13 Maj, 2025

Dënimi i qartë i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyç për integrimin e mëtejshëm të Serbisë...

Lexo më shumë

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
13 Maj, 2025

4 qarqet ku PS ka marrë fitoret me diferencat më të thella përballë Koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore janë Fieri,...

Lexo më shumë

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
13 Maj, 2025

Pas denoncimit të bërë nga partia ‘Mundësia’ për shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit, situata tek qendra e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com