Rita Petro, autorja e librit me poema “Vrima” që u vlerësua dje me çmimin “Lumo Skëndo”, në 95 vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, ka shkruar në facebook për ndjesitë që i ka dhënë ky çmim.
Sipas Petros, vlerësimi i librit të saj me poema të letërsisë erotike tregon se shijet e leximit kanë ndryshuar dhe se kohë të reja na presin kundër moralit të rremë.
Petro thotë se “ka media që i frikëson fjala PENIS dhe VAGINË…mua JO”.
Për autoren, bota e moderuar e kulturës ka qindra vjet që lufton për të pastruar mendjet e frustruara nga perversiteti mendor.