Pasi bëri homazhet në nder të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarja e njohur Rita Petro është shprehur se Kadare do të jetë gjithë kohën tek ne përmes krijimeve të tij që ka lënë pas.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, shkrimtarja u shpreh se Kadare ka qenë nga ato personalitete që çdo politikan shqiptar do të dëshironte të ishte që të ishte i të gjithëve.
”Shkrimtari Kadare do të jetë gjithë kohën tek ne dhe ne do të ikim dhe breza të tërë dhe ai do të vazhdojë të jetë me librat e tij në bibliotekat e çdo njeriu që mendoj që nuk ka shqiptarë që nuk ka një libër të Kadaresë në shtëpinë e tij. Gjithashtu doja të thoja që ata dy ditët e para që ndodhi kjo gjë qielli ishte shumë i ngrysur njëlloj si në romanet e Kadaresë.
Ishte kthyer edhe në stilin e tij sepse ai dëshironte një Shqipëri me diell perëndimoredhe nëpërmjet alegorisë së tij, nëpërmjet këësaj ngrysje dhe shirave që vazhdonin binin ai solli shpresën tek ne dhe shkroi për të dy epokat. Është nga ato personalitete që mendoj që çdo politikan shqiptar do të dëshironte të ishte që të ishte i të gjithëve”, tha Petro.