Këngëtarja Rita Ora ka ngritur padi ndaj reperit të famshëm amerikan Jay Z dhe studios së tij Roc Nation, për mungesë përkrahje në karrierë.
The Hollywood Reporter raporton se krijuesja e hitit “Shine Ya Light” është duke u bazuar në “Ligjin shtatë vjeçar” të Kalifornias, me të cilin artistët siç ishte Olivia Newton-John dhe Thirty Seconds To Mars e përdorën për t’u ndarë nga labelet e tyre.
Këngëtarja shqiptare ka thënë se kur këndoi me Roc Nation në vitin 2008, ajo ishte 18-vjeçare dhe nuk e pati përkrahjen e plotë të labelit të Jay Z.