Pas një viti si anëtare e jurie e X-Factor, artistja shqiptare Rita Ora ka vendosur të largohet.
Mësohet se Rita ka prishur marrëdhëniet me CEO-n e X- Factor, Simon Cowell, dhe kjo ka qenë arsyeja e ndërprerjes së këtij bashkëpunimi.
Rita e ka bërë publik lajmin në Twitter duke shkruar se do t’i mungojnë shumë dy anëtaret e tjerë të jurisë, Nick Grimshaw dhe Cheryl Fernandez-Versin.
Megjithatë ky projekt ishte i suksesshëm për mentoren shqiptare (edhe pse zgjati një sezon), pasi fituesja e edicionit të kaluar të X-Factor ishte Louisa Johnson, e cila kishte si mentore pikërisht, Rita Ora.