Deputeti i PD, Arben Ristani ka akuzuar kryeministrin Rama se ka braktisur qytetarët në nevojë për të shijuar luksin jashtë shtetit.
“Po bëhen 24 orë që Edi Rama shijon fundjavën e luksit në Firence dhe nuk ka pse shqetësohet pse një kryefamiljar i dha fund jetës se s’paguante dot energjinë, një fëmijë i vogël vdiq nga i ftohti pasi bashkë me familjen jetonte në kushte tejet të veshtira, apo se një person humbi jetën dje në Tropojë duke u munduar të nxjerëe bukën e fëmijëve, apo se mijëra shqiptarë po vidhen nga mbifaturimet e energjise nga OSHE. Sot, shqetesimi i vetëm i Edi Ramës është luksi i tij dhe miqve të tij”, ka thënë Ristani.
Deputeti i PD ka ironizuar edhe deklaratat e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, se qeveria arriti t’i hapë 300 mijë vende të reja pune.