Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Risitë në listën e Kombëtares dhe objektivat në dy ndeshjet, flet Edoardo Reja

2022/03/20 at 11:00 AM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Reja: Një humbje na largon nga Katar 2022, Xhaka refuzoi ftesën

Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të muajit mars ndaj Spanjës (26 mars) dhe Gjeorgjisë (29 mars), teksa tashmë është bërë publike edhe lista me 26 lojtarët e ftuar për dy sfidat. Për trajnerin e përfaqësueses kuqezi, Edoardo Reja janë dy teste të rëndësishme që do t’i japin mundësi skuadrës të tregojë se sa është rritur duke matur forcat me rivalë të rëndësishëm.


Në prononcimin e tij për Fshf.org, tekniku italian ka folur për risitë e listës dhe zgjedhjet e tij, teksa është i kënaqur për faktin se shumë prej lojtarëve po luajnë rregullisht me klubet dhe marrin pjesë në liga të rëndësishme europiane.

Gjithashtu, Reja shton se pret që lojtarët të japin maksimumin në këto dy sfida, që janë një mundësi e mirë për të kolauduar ekipin në kuadër të impenjimeve të ardhshme zyrtare në Nations League. Sigurisht, për trajnerin edhe rezultati është i rëndësishëm në këto dy ndeshje dhe se Kombëtarja shqiptare do të provojë të marrë dy rezultate pozitive në këto miqësore.

 Risitë në listë – Kemi gjithmonë një listë me rreth 30 lojtarë, por me vete do të marr 26 lojtarë, sepse është e kotë të marr lojtarë, të cilët më pas nuk do kenë mundësinë të luajnë. Është e qartë që në këtë listë ka disa te reja, është Asllani që po paraqitet shumë mirë me Empolin, duke treguar personalitet të madh pavarësisht moshës, por është një lojtar që ka aftësi të rëndësishme. Sigurisht është ende i ri, duhet ende të rritet, por unë dua ta aktivizoj dhe ta shoh në aksion në një ndeshje zyrtare. Ndonëse janë miqësore, por janë ndeshje të rëndësishme.

Më pas, është Kastrati, i cili gjithashtu po paraqitet mirë këtë vit në Serie B, është një futbollist të cilin e kemi ndjekur edhe më parë dhe më jep përshtypjen se ka ardhur momenti që ta grumbulloja me grupin tonë për të parë karakteristikat që ka. Pastaj kemi edhe një të ri tjetër të datëlindjes 2002, Bajrami i Benfikës, që e kam grumbulluar, ndonëse për momentin nuk ka ende pasaportën, por po punojmë që ta marrë sa më parë dhe shpresojmë që ta marrë në kohë në mënyrë që ta shohim në aksion. Pastaj duhet të kemi parasysh Balliun, i cili është lojtar që e kemi grumbulluar edhe në të kaluarën, por ka pasur probleme fizike. Urojmë që këtë herë të mos ketë ndonjë problem këto ditë dhe të jetë i gatshëm.

Është edhe Vrioni, që po paraqitet shumë mirë në Austri. Më në fund ka gjetur vazhdimësinë, ka shënuar 11 gola dhe dua ta rishoh në aksion me Kombëtaren. Pak a shumë këto janë risitë, për të tjerat kemi një grup mjaft solid dhe pres një rendiment të mirë në këto dy ndeshje.

Tranjeri po ashtu ka folur edhe për rëndësinë e dy miqësoreve: “Kam folur me djemtë edhe hera të tjera, ne nuk duhet t’i luajmë këto ndeshje si të ishin miqësore, e kam thënë edhe më parë, për Kombëtaren shqiptare nuk ka miqësore, të gjitha ndeshjet duhet t’i luajmë me 100% të mundësive tona, edhe sepse sa i përket rritjes në aspektin psikologjik këto janë ndeshje shumë të rëndësishme për të parë progresin që kemi bërë. Pra, janë dy ndeshje të rëndësishme, janë dy skuadra shumë të forta.

Për Spanjën, nuk ke çfarë thua shumë, vërtetë Italia e mundi në gjysmëfinalen e Europianit të fundit, por Spanja ia fshehu topin gjatë ndeshjes. E dimë shumë mirë se si luan, sidomos sa i përket zotërimit të topit që ata kanë, por ne duhet të jemi shumë të zotë që t’i bëjmë presion të lartë, në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të ndërtojnë lojën e tyre. Ky është qëllimi ynë, por sigurisht fusha do të tregojë të vërtetë si gjithmonë.

Gjeorgjia është qartësisht një ekip tjetër i rëndësishëm, i një niveli shumë të mirë, dhe do të jenë dy ndeshje që na mundësojnë të bëjmë kolaudimet e duhura për të parë se në çfarë gjendje jemi. Më vjen mirë që të gjithë lojtarët po luajnë të gjithë me klubet e tyre dhe janë futbollistë që luajnë në kampionate më të forta, si në Serie A, dikush luante në Serie B një ose dy vite më parë dhe kjo u jep atyre më shumë eksperiencë. Shpresoj që të mund të shoh progres mbi të gjitha në aspektin psikologjik dhe mbi të gjitha në aspektin e pjekurisë”..

Sakaq për objektivat në rezultate Reja është shprehur:Luajmë gjithmonë për të marrë rezultate pozitive, mbi të gjitha kundër Spanjës e dimë që do të jetë e vështirë të përballesh me një ekip të tillë, por përtej rezultatit dua të shoh progresin e lojës tonë, sidomos të shohim se si do të jemi përgjatë 90 minutave, kjo më intereson shumë. Kemi luajtur kundër Francës apo Anglisë, nuk kemi bërë mirë, por ndaj Spanjës do të do të doja të ishim në lojë deri në fund. Ky do të ishte një objektiv i rëndësishëm. Më pas ndaj Gjeorgjisë sigurisht shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje, me Spanjën do të jetë e vështirë, por ndaj Gjeorgjisë është e qartë se pres lojë të mirë dhe rezultat pozitiv.

 



Ju sugjerojmë

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
Bota

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

4 Shkurt, 2026 8:41 am
Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
Bota

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

4 Shkurt, 2026 8:38 am
Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
Aktualitet

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

4 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
Aktualitet

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

3 Shkurt, 2026 10:33 pm
Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein
Bota

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

3 Shkurt, 2026 9:16 pm
Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete
Politikë

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

3 Shkurt, 2026 8:26 pm
Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro
Kronikë

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro

3 Shkurt, 2026 8:15 pm
Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla
Bota

Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla

3 Shkurt, 2026 7:56 pm
Para
Video/ Kthyen stallën në laborator kanabisi, arrestohen babë e bir

Video/ Kthyen stallën në laborator kanabisi, arrestohen babë e bir

Kriza në PD/ Tabaku: PD ka probleme që do t’i kalojë. Kundërshtari ynë është Rama

Rama inspektoi në supermarket,Tabaku: Bordet alla komunizëm s'janë zgjidhje

Zv.kryeministrja ukrainase: Gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe janë vrarë

Zv.kryeministrja ukrainase: Gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe janë vrarë
















TE FUNDIT

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
4 Shkurt, 2026

Policia Metropolitane e Londrës ka nisur një hetim penal ndaj Peter Mandelson, ish-ministër i qeverisë laburiste dhe ish-ambasador i Mbretërisë së...

Lexo më shumë

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
4 Shkurt, 2026

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit të Libisë, Muamar Gaddafi, është vrarë në Libi. Ahmed Khalifa, një korrespondent i Al...

Lexo më shumë

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
4 Shkurt, 2026

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Evropë, falë bukurive natyrore, trashëgimisë historike...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
4 Shkurt, 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com