Një studiues japonez, Kazue Yamagishi, ka shpikur një pastë të re për dhëmbë e cila i rregullon problemet menjëherë pasi të jenë shfaqur.
Prishja e dhëmbëve zakonisht trajtohet duke hequr pjesën e prekur dhe më pas duke e mbushur vrimën me një rrëshirë ose një aliazh metali.
Kjo nuk është edhe aq e mirë sepse gjatë procesit hiqet edhe një pjesë e dhëmbit të shëndoshë, në mënyrë që mbushja të bëhet siç duhet.
Dr. Yamagishi dhe kolegët e tij kanë zhvilluar një pastë dhëmbësh e cila është e modifikuar dhe kristalizuar kimikisht, dhe që mund të riparojë dëmet e hershme në një dhëmb/Express