Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

2025/06/27 at 8:55 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Koli Bele, ishte i ftuar këtë të premte (27 qershor) në Klan News, ku sqaroi procesin e rinumërimit të votave në Tiranë.

“Fleta e Tiranës në këto zgjedhje ka qenë pak si e pazakontë dhe shumë komplekse. Parimi i mbajtur nga KAS ka qenë identifikimi i votës në kuti apo në trupin e kandidatit. Dikush mund ta ketë rrethuar, dikush mund të ketë vendosur “x”. Pra variablet janë të pafundme. Ka pasur raste kur personi ka vendosur “x” në kutinë e identifikuar dhe ka vënë edhe një x jashtë. Ka pasur një keqkuptim në media, besoj dhe nga kandidatët. Këto fletë nuk janë quajtur të pavlefshme, janë quajtur të vlefshme, por personat shohin në ekran, dëgjojnë disa tituj dhe keqkuptohen”, tha Bele gjatë intervistës me gazetarin Besard Jacaj.

Sipas tij, ka një shpjegim logjik të asaj që ka ndodhur. Së pari foli për lëvizje të votave për kandidatët që kanë pasur shumë vota. Theksoi se në zona të caktuara ka pasur lëvizje të papërfillshme. Nuk mohoi edhe rastin e ndonjë komisioneri që është mundur ta interpretojë votën në mënyrë favorizuese. Megjithatë, Bele sqaroi se nuk bëhet fjalë për lëvizje, trafikim apo ndërhyrje në rezultat.

“Nuk është rastësi që rezultatet nuk lëvizën dhe nëse i shikojmë në raportet e kandidatëve ka një shpjegim logjik të asaj që ka ndodhur. Pra, ka lëvizje të votave në kandidatë që kanë pasur shumë vota. Ka në zona të caktuara ndonjë lëvizje më shumë ose më pak. Nuk e përjashtoj dot rastin e ndonjë komisioneri me protagonizëm që është munduar ta interpretojë në mënyrë favorizuese, por bëhet fjalë për fenomene minore, dhe nuk bëhet fjalë për lëvizje, për trafikim apo ndërhyrje në rezultat”, tha ai.

Sipas anëtarit të KAS, procesi zgjedhor në Shqipëri, që nga votimi e deri te numërimi ka garanci, që Bele tha se nuk i ka “parë në vende të tjera”.

“Identifikimin e zgjedhësit, në procesin e numërimit, në mënyrën transparente që bëhet para kamerave, në procesin e ankimit. Pra është një procedurë që duhej të thjeshtohej, jo më të garantohej më me garanci të tjera”, theksoi ai.

Sipas Beles, procesi i rinumërimit në Durrës dhe Fier mund të zgjasë disa ditë. Ai theksoi se shpreson që procesi të mbyllet përfundimisht në 10-ditëshin e korrikut për të pasur në këtë mënyrë edhe rezultatin përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kujtojmë se nga rinumërimi i votave për Qarkun e Tiranës nuk pasoi asnjë ndryshim mandatesh si për subjektet ashtu edhe për kandidatët.

Dy forcat e mëdha janë ato që pas 10 ditësh rinumërim rezultojnë të kenë marrë më shumë vota sesa ka qenë vullneti i shprehur i zgjedhësve.

Saktësisht, Partia Demokratike, që ishte dhe iniciatorja e procesit të rinumërimit, ka marrë 612 vota të pamerituara, edhe socialistët 380./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
Sport

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

11 Nëntor, 2025 4:08 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?
Bota

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

11 Nëntor, 2025 3:02 pm
Atentat në Rinas, vritet një person
Kronikë

Atentat në Rinas, vritet një person

11 Nëntor, 2025 2:54 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

11 Nëntor, 2025 2:33 pm
U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena
Kronikë

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena

11 Nëntor, 2025 2:19 pm
3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme
Aktualitet

3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme

11 Nëntor, 2025 2:11 pm
Para
“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për...

Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

TE FUNDIT

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
11 Nëntor, 2025

Ky është punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u...

Lexo më shumë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë kur...

Lexo më shumë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç, sapo kishte ardhur nga Barcelona në vendin tonë u vra në një atentat mafioz pranë aeroportit...

Lexo më shumë

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
11 Nëntor, 2025

Lufta e deklaratave dhe ofendimeve midis Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit vazhdon dhe në qendër të mosmarrëveshjes, edhe një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com