Menjëherë pas thirrjes së kryeministrit Rama për të nisur negociatat, kreu i opozitës përgjatë një takimi me gazetarët në selinë e PD-së, deklaroi së është i gatshëm ti rinisë ato për gjetjen e konsensusit mes palëve.
Kreu i PD-së, Basha tha se negociatorët demokratë do të jenë gati për të diskutuar edhe çështjet e fundit që ndajnë palët.
“Pas prononcimit të Ramës dhe ftesës së Ramës i përgjigjem pozitivisht dhe i garantoj praninë e negociatorëve në tavolinë që prej 14:00 për të përfunduar atë që nisëm e që na zhbënë në orën 03:00 të natës. Përfaqësuesit në Kuvend duhet të jenë të bashkuar dhe PD do jetë me votat e saj, mbështetjen e saj, ashtu si jemi përkushtuar para SHBA, Nuland, për të votuar këtë reformë historike. Këto dy pengesa duhet të çmontohen, e para është e denjë për juntë ushtarake, dhe e dyta një trill. Pas këtyre PD deklaron votën e plotë për draftin kushtetues”, tha Basha.