Ka rinisur seanca plenare pas ndërprerjes për shkak të protestës së opozitës në foltoren e Parlamentit. Seanca ka rinisur pas 10 minutash pushim me fjalën e Ramës, i cili vazhdoi ironinë e mëparshme me PD-në.
Rama-grupit të PD: Ju u revoltuat se unë ju thashë “tufë” ka lloj lloj tufash…ka tufë lulesh. Provoni se nuk jeni tufë lulesh (tufa e Lulit). Provoni se e doni drejtësinë e reformuar.
Rama: Nëse doni të nxirrni e-mail nxirrni të gjitha.
Paloka: Nxirri ti se i ke
Rama: Ne s’jemi ju, mo që nxirrni e-mail e ndërkombëtareve për të luftuar njër-tjetrin.
Ju duhen gjyqtarët ju për të bërë këto që bëni. ju duhen ata për t’ju bërë shërbime. sic u bënë shërbime kur morët bashkinë e Tiranës, etj, etj.
Fjala e Ramës po vazhdon…