Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rinia shqiptare mes “pordhëve” dhe punës, luksit dhe dijes.

2016/07/31 at 6:40 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rinia shqiptare mes “pordhëve” dhe punës, luksit dhe dijes.

Nga Alteo HYSI-


Ka një shprehje cinike që qarkullon gjithandej se “Të rinjtë shqiptarë nuk janë idealistë” , se “të rinjtë shqiptarë i duan gjërat gati, edhe shkollën mundësisht me mik, edhe punën me parti”.

Është e vërtetë. Në këtë vend ka kaq shumë të rinj që rinë kot,si hiçi, që presin gjëra nga hiçi dhe marrin po prapë gjëra nga hiçi.

Shihini! I keni në bllok, në Dhërmi, në Jalë, në Gjir të Lalëzit, nëse ende nuk kanë shkuar jashtë me paratë e babait.

Veçse këta nuk janë rinia shqiptare. Këta janë rinia e luksit, bijtë e politikanëve që po, nuk kanë asnjë lidhje me idealizmin, me dëshirën për të dhënë dhe marrë nga shoqëria, për tu rritur vetë bashkë me shoqërinë ku jetojnë. Hapini sytë,  të tjerët i keni gjithë kohën në facebook duke i bërë lajka politikanëve, si zëdhënës tipikë, me shpresën  se do të vijë një lëmoshë, sado e vogël qoftë.

Rinia shqiptare, ajo e vërteta, në fakt është ajo e punës, e përpjekjeve për të dalë mbi rrethanat mjerane që ka prodhuar ndër vite sistemi ynë.

S’janë idealisë ata që edhe këtë verë, në vend të pushimeve punojnë në Call-Centera për të grumbulluar paratë e Masterit?

Që meqë ra fjala, jo të gjithë mund ta kryejnë, tani që Ministria e Arsimit si kriter bazë për pranimin në studimet Master, vendos certifikimin e gjuhës së huaj, që kushton qindra euro.

Cilën rini duhet të quajmë jo idealiste? Rininë që emigron për studime jashtë vendit, në kërkim të një sistemi universitar ku dijet e tij nuk i zbyth forca e parasë dhe pushtetit?

Rininë që emigron për një punë të rëndomë  por të vështirë, sfilitëse, jashtë vendit, në vend që të presë lëmoshën ?

Sipas një studimi të Fondacionit “Friedrich Ebert” 60 përqind e të rinjve shqiptarë duan të ikin jashtë vendit.

Mos ndoshta këta që ikin dhe ata që duan të ikin, janë pragmatistët? Nuk e duan vendin e tyre këta?

Jo, këta janë e pakta pasuri që i kanë gelur këtij vendi. Sepse një vendi i duhen njerëzit e lirë!

Që investojnë për vlerat mbi veten, që nesër vlerat t’ja kthejnë pse jo kësaj shoqërie.  Investimi për veten është investim për shoqërinë. Por a do të jetë kjo shoqëria jonë e zonja ti mirëpresë?

Apo deri atëherë, shoqëria jonë do të jetë asfiksuar nga pordhët e të rinjve të vjetër? Atyre që mbijetesën e lidhin me servilizmin, me nënshtrimin ndaj “të mëdhenjve”? Që në njerën anë sillen si kërminj para atyre që i promovojnë e burokratizojnë,  ndërsa në anën tjetër fryhen si snobë në sytë e moshatarëve. Kompleks ky  tipik i njerëzve të paaftë në vendin e pamerituar.

Shqipëria pra, është kaq kaotike por kaq e pasur në karaktere, ideale, bindje, vlera. Në këtë vend të vogël i gjen të gjithë, edhe të rinjtë e babit, edhe të rinjtë e punës, edhe të rinjtë e X5-ave, edhe të rinjtë e bibliotekave.

Por vetëm një gjë mungon dhe ndoshta nuk kemi për ta gjetur kurrë për një kohë të gjatë: Sistemin që kanalizon dhe menaxhon energjitë rinore, mekanizmin shoqëror, social, shtetëror, që promovon aftësinë, për ti dhënë gjithsecilit vendin që i takon.

Deri atëherë, rrugë të mbarë atyre që po ikin dhe do të ikin!

Alteo HYSI / Opinion.al

Etiketa: punesimriniastudime


Ju sugjerojmë

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
Bota

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

28 Nëntor, 2025 10:31 pm
Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
Para
Shqiptarët dhe grekët, përleshje me thika për një grua 

Shqiptarët dhe grekët, përleshje me thika për një grua 

Zbardhet ngjarja në burgun e Vaqarrit, kapet autori e zbulohet shënjestra 

Zbardhet ngjarja në burgun e Vaqarrit, kapet autori e zbulohet shënjestra 

Foto/Armina zhvishet më shumë seç duhet? Ndjekësit i thonë të mbulojë…

Foto/Armina zhvishet më shumë seç duhet? Ndjekësit i thonë të mbulojë...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
28 Nëntor, 2025

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës dhe Zyra Speciale e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAPO) bastisën ambientet të lidhura me...

Lexo më shumë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com