Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

2025/07/11 at 5:23 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

Klubi legjendar i futbollit amerikan që dikur solli në SHBA yje si Pelé, Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff është rikthyer, por këtë herë me një emër të ri dhe një qasje ndryshe.

Cosmos ka hequr referencat ndaj New York-ut nga emri, duke ngritur selinë në Paterson, New Jersey. Duke nisur nga viti 2026, skuadra e meshkujve e do të garojë në USL League One, niveli i tretë i futbollit amerikan, që funksionon në mënyrë të pavarur nga Major League Soccer (MLS).

Gjithashtu, klubi ka planifikuar që në vitin 2027 të prezantojë edhe një skuadër të femrave që do të marrë pjesë në USL Super League.

Ndeshjet e tyre do të luhen në stadiumin Hinchliffe me kapacitet prej 7800 ulësesh, një arenë që më parë është përdorur kryesisht për bejsboll. Kjo është një hapësirë dukshëm më e vogël krahasuar me “Giants Stadium”, ku Cosmos tërhiqnin turma të mëdha gjatë kulmit të suksesit të tyre në vitet 1970 dhe 1980.

Të drejtat e markës dhe shumicën e aksioneve të klubit i ka blerë kompania North Jersey Pro Soccer, e udhëhequr nga zhvilluesi i pasurive të paluajtshme, Baye Adofo-Wilson. Ai i ka blerë këto të drejta nga biznesmeni italiano-amerikan dhe pronari i Fiorentinës, Rocco Commisso, i cili kishte “ngrirë” aktivitetin e klubit në vitin 2021 pas blerjes së klubit italian. Commisso ka mbajtur një përqindje të vogël të aksioneve.

Një tjetër emër i madh që është bashkuar me projektin është ish-sulmuesi i Italisë dhe Manchester United, Giuseppe Rossi, i cili është emëruar nënkryetar dhe përgjegjës për futbollin në klub.

Por ndryshe nga e kaluara, ku Cosmos tërhiqte emra të mëdhenj të futbollit botëror, rikthimi i ri synon ndërtimin e talentit vendas. “Magjia e vërtetë do të jenë lojtarët që ne do të zhvillojmë këtu në North Jersey”, deklaroi Rossi gjatë një aktiviteti në bashkinë e qytetit Paterson. “Do të tregojmë çfarë do të thotë të jesh një Cosmo, vlerat, stili, komuniteti, këto janë ato që i tërheqin njerëzit”.

Cosmos fituan pesë herë kampionatin NASL midis viteve 1975 dhe 1984 përpara se liga të shpërbëhej për arsye financiare. Klubi u mbyll në vitin 1985, por u ringjall në vitin 2010 dhe luajti në një version të ri të NASL midis 2011 dhe 2017, duke fituar tre tituj të tjerë.

Ju sugjerojmë

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
Sport

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

16 Dhjetor, 2025 5:37 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

16 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet
Kronikë

Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet

16 Dhjetor, 2025 3:27 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

16 Dhjetor, 2025 3:10 pm
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Aktualitet

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

16 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

16 Dhjetor, 2025 2:36 pm
SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
Kryesore

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

16 Dhjetor, 2025 2:33 pm
Nga 7 janari “Fontana di Trevi” në Romë do të jetë me pagesë
Bota

Nga 7 janari “Fontana di Trevi” në Romë do të jetë me pagesë

16 Dhjetor, 2025 2:24 pm
Para
Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

TE FUNDIT

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
16 Dhjetor, 2025

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka thënë në një intervistë me organizatën mediatike amerikane Newsmax se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro...

Lexo më shumë

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
16 Dhjetor, 2025

Këtë të premte, datë 19 dhjetor 2025, mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për...

Lexo më shumë

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
16 Dhjetor, 2025

Paris St-Germain është urdhëruar të dëmshpërblejë ish-lojtarin e saj, Kylian Mbappe me 60 milionë euro, për shkak të rrogave të...

Lexo më shumë

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
16 Dhjetor, 2025

Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar dhe lideri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com