Ata prej vitesh ishin çifti më i dashur për publikun dhe vazhduan të ishin të tillë edhe pas ndarjes së gjatë që patën.
Por që nga fundjava e kaluar Selena Gomez dhe Justin Bieber janë rikthyer sërish në vëmëndje për shkak të afrimitetit që po tregojnë. Dy ish të dashuruarit pas ndarjes patën një marrëdhënie mjaft të acaruar ndërsa fundjavën e kaluar u duk se kishin mbetur dy miq të mirë. Por si duket ata të dy nuk po ngopen së ndenjuri në shoqërinë e njëri-tjetrit pasi Justin është fotografuar duke dalë nga shtëpia e Gomez, veshur me të njëjtën bluzë të një nate më parë.