Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm, ka postuar disa foto nga ristrukturimi i rrugës në Pyllin e Sodës në Vlorë. Përmes një shënimi në Facebook, Rama shkruan se kjo rrugë sot po rindërtohet për të vijuar projektin e transformimit të asaj zone në një hapësirë të re turistike ku do të zgjatet edhe pjesa perëndimore e Lungomares.
Postimi i kryeministrit Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga Rruga e Pyllit të Sodës në Vlorë, ose siç u pagëzua nga vlonjatët në vite, rruga e veshkave dhe syve për shkak të gropave të pafundme e të errësirës që shpon sytë, e cila sot po rindërtohet jo vetëm për të shpëtuar veshkat e sytë e vlonjatëve, po edhe për të vijuar projektin e transformimit të asaj zone në një hapësirë të re turistike ku do të zgjatet edhe pjesa perëndimore e Lungomares”, shkruan kryeministri.