Rilindja Urbane i prish shtëpinë qytetarit, bashkia e Belshit s’njeh vendimin e gjykatës

Projekti i Rilindjes Urbane u zbatua edhe në bashkinë e Belshit, ku u prishën shumë ndërtesa dhe objekte rreth liqenit, një ndër to edhe banesa e zotit Çaush Tafani.Ky i fundit tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se kishte një banesë trekatëshe që iu prish nga bashkia dhe u shpronësua për 17 milionë lekë të vjetra.


Çaushi iu drejtua gjykatës se nuk ishte dakord dhe gjykata vendosi që ai të dëmshpërblehej me një shumë prej 115 milionë lekësh, nga ku hiqeshin 17 milionët që kishte marrë. Tashmë Çaush Tafani duhet të paguhet edhe 98 milionë lekë të vjetra. Çaushi tregon se ka marrë pas vendimit të gjykatës 49 milionë lekë dhe pjesën tjetër jo.

Avokati Arben Llangozi thotë se pretendimet e bashkisë Belsh që i ka bërë pagesat para se të vendoste Gjykata e Apelit nuk qëndrojnë, pasi nuk janë marrë për bazë nga gjykata. Mosekzekutimi i vendimit të gjykatës nga bashkia Belsh është shkelje e rëndë ligjore.

Drejtori i Financës në bashki thotë se Çaushi është paguar dhe ai mund të japë edhe dorëheqjen dhe vendimin e gjykatës nuk e zbaton. Ndërsa në zyrën juridike thonë se nuk kanë informacion për këtë situatë.

Gazetarja: Kam ardhur për rastin e zotit Çaush Tafani. Kush ka dijeni?

Juristja 1: Nuk kemi informacion.

Juristja 2: Nuk është se kemi informacion, se nuk kemi shumë kohë, që kemi filluar.

Gazetarja: Sa kohë keni?

Juristja: 2 vite.

Nënkryetari i bashkisë pretendon se qytetari duhet t’i drejtohet gjykatës, ndërkohë që vetë bashkia nuk zbaton as vendimin e parë.

Avokati Llangozi shpjegon se do të bëhet kallëzim për këtë rast. Ndërsa përmbaruesi shprehet se do të gjobiten punonjësit që po bëhen pengesë për zbatimin e vendimit të gjykatës./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT