Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, NATO: Çështje e autoriteteve serbe

2024/01/10 at 5:02 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, NATO: Çështje e autoriteteve serbe

Zyra Ndërlidhëse e Misionit Ushtarak të NATO-s në Beograd tha se çështja e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi është çështje e autoriteteve shtetërore serbe.

“NATO do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Serbisë për të modernizuar forcat e saj të armatosura brenda kornizës së zhvillimit dhe partneritetit dypalësh”, tha NATO në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë më 10 janar.

Aleanca ushtarake perëndimore e NATO-s tha po ashtu se respekton plotësisht neutralitetin ushtarak të Serbisë.

“Gjithçka që Serbia dhe NATO-ja bëjnë së bashku është e përshtatur që të plotësojë nevojat e Serbisë dhe të ndihmojë atë të përmirësojë forcat e saj të armatosura në bazë të kornizës së Partneritetit për Paqe”, u tha në përgjigjen e Zyrës Ndërlidhëse të aleancës në Beograd.

Nisma për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak u iniciua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë serbe dhe propozimi i është dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 4 janar.

Në shpjegimin e saj, ushtria tha se propozimi vjen “pas një shqyrtimi të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral”.

Serbia kishte hequr dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak më 1 janar 2011 dhe që atëherë vetëm personat që duan, mund t’i bashkohen ushtrisë.

Serbia e ka deklaruar veten si shtet ushtarakisht neutral dhe kjo është përfshirë edhe në Strategjinë e Mbrojtjes dhe Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, që janë miratuar nga Parlamenti më 2019.

Zyrtarët serbë kanë thënë se Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet NATO-s, me të cilën bashkëpunon që nga viti 2006 përmes Programit të Partneritetit për Paqe. Serbia është një nga vendet e pakta në Ballkanin Perëndimor që nuk dëshiron t’i bashkohet aleancës ushtarake perëndimore.

Ju sugjerojmë

“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!
Aktualitet

“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!

12 Qershor, 2025 12:13 pm
Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti
Kronikë

Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti

12 Qershor, 2025 12:06 pm
I ra infarkt duke notuar dhe u mbyt, vdes 53-vjeçari në plazhin e Palasës
Aktualitet

Humb jetën pushuesi në plazhin e Qerretit

12 Qershor, 2025 12:00 pm
Kantieri i rrugës Tiranë-Ndoq/Rama: Realizimi fizik i punimeve është në masën 38%
Aktualitet

Kantieri i rrugës Tiranë-Ndoq/Rama: Realizimi fizik i punimeve është në masën 38%

12 Qershor, 2025 11:44 am
VIDEO/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë, ishte nisur nga India drejt Londrës
Bota

VIDEO/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë, ishte nisur nga India drejt Londrës

12 Qershor, 2025 11:38 am
Ministri Malaj: Shqipëria me ambicie të qartë, integrimin e vendit në BE
Aktualitet

Ministri Malaj: Shqipëria me ambicie të qartë, integrimin e vendit në BE

12 Qershor, 2025 11:24 am
I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

12 Qershor, 2025 11:23 am
Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas
Aktualitet

Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas

12 Qershor, 2025 11:09 am
Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE
Aktualitet

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE

12 Qershor, 2025 11:04 am
Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

12 Qershor, 2025 10:49 am
Para
“Shoku im ka bërë gjithçka”, zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit për vrasjen e shqiptares shtatzënë në Greqi

“Shoku im ka bërë gjithçka”, zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit për vrasjen e shqiptares shtatzënë në Greqi

Përjashtimi i 50 mijë anëtarëve të PD nga votimi: Damkë turpi, duan parti private

Deklarata e Ramës për Reformën Zgjedhore, Bardhi: Kërkon të mbajë pushtetin me mjete antidemokratike

Keqinformimi dhe dezinformimi, raporti: Janë rreziqet më të mëdha afatshkurtra globale

Keqinformimi dhe dezinformimi, raporti: Janë rreziqet më të mëdha afatshkurtra globale

TE FUNDIT

“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!

“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!
12 Qershor, 2025

Partia Socialiste ditën e sotme shënon 34 vite nga “lindja e saj”. Që në mëngjes kryeministri Rama, ka çelur postimet...

Lexo më shumë

Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti

Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti
12 Qershor, 2025

Vrasja e regjistruar në fshatin Xibër, Klos, ka lënë pas saj familjarë me pikëpyetje për motivin e krimit, ashtu sikurse...

Lexo më shumë

Humb jetën pushuesi në plazhin e Qerretit

I ra infarkt duke notuar dhe u mbyt, vdes 53-vjeçari në plazhin e Palasës
12 Qershor, 2025

Një person i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e ditës së sotme në plazhin e Qerretit në Kavajë. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

Kantieri i rrugës Tiranë-Ndoq/Rama: Realizimi fizik i punimeve është në masën 38%

Kantieri i rrugës Tiranë-Ndoq/Rama: Realizimi fizik i punimeve është në masën 38%
12 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama lajmëron se punimet në kantierin e rrugës Tiranë-Ndroq, po vijojnë me sukses. Përmes një postimi në rrjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com