Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rikthimi i Dallëndysheve”/ Balet dhe humor, rrëfimi i pazakontë i balerinëve të njohur për fillesat e tyre

2018/03/14 at 1:28 PM
në Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rikthimi i Dallëndysheve”/ Balet dhe humor, rrëfimi i pazakontë i balerinëve të njohur për fillesat e tyre

Pallati i Kongreseve priti mbrëmë “Rikthimin e Dallëndysheve”. Gjashtë balerinët shqiptarë me famë ndërkombëtare Bledi Bejleri, Edi Blloshmi, Leart Duraku, Dorian Grori, Hektor Budlla dhe Rezart Stafa dhanë performanca të jashtëzakonshme për publikun kryeqytetas.


“Rikthimi i Dallëndysheve” erdhi për artdashësit nën moderimin e Ilda Bejlerit, producent Genc Gjinecit dhe mbështetjen e “DigitAlb”.

Por kush ishin protagonistët e “Rikthimit të Dallëndysheve”?!

Bledi Bejleri tha se moshë të vogël donte të bëhej futbollist. “Kisha qejf futbollin. Ndiqja Partizanin. Edhe sot jam tifoz i Partizanit. Por ishte mami, donte që të bëhesha balerin”.

Vëllai i gazetares Ilda Bejleri, Bledi performon në Gjermani, po nuk ngurroi të merrte në telefon peë miqtë e tij për një shoë, siç duhej në skenën shqiptare, përpara profesorëve të parë që i mësuan fillesat e kërcimit.

Rezart Stafa, balerini që vjen nga skena e Romës tha se fillimet e veta i kishte në Tiranë. “Vij nga lagja e famshme e rrugës “Bardhyl”. Dhe meqë isha nga djemtë e rrugës “Bardhyl” askush nuk e mendoi që do të merresha me balet, por ja ku jam”. Dhe në fund të spektaklit tha se skena i dha shumë emocione. “Herën e fundit që kam qenë në këtë skenë ka qenë viti 1994, isha balerin në një këngë të festivalit…Mendo çfarë emocioni kam të kthehem sot në vitin 2018”.

“Unë vij nga një fshat afër Tiranës, Preza. Nuk e kisha idenë se çfarë ishte baleti në fillimet e mia. Shkova të merrja pjesë në konkurrim. Mendova se do kërceja kështu, punë dasmash, siç shkonim nëpër fshat nga një dasmë në tjetrën…”. Salla e Pallatit të Kongreseve shpërtheu në të qeshura me pohimin e Hektor Budllës, balerinit që mbrëmjen e kaluar performoi në skenën shqiptare me pesë miqtë e tjerë balerinë shqiptare, që shkëlqejnë në skenat ndërkombëtare.


Leart Duraku, që vjen nga skena e Monte Carlos, për t’i dhënë fund karrierës së tij si balerin në Pallatin e Kongreseve mes duartrokitjeve të shumta të spektatorëve, e kishte marrë më me sportivitet konkurrimin për në shkollën e baletit.

“Isha duke luajtur me një shok timin poshtë shkollës së baletit. Në një moment ngremë sytë lart në godinën në katin e dytë dhe shihnim shumë vajza aty. Dhe i thashë atij shokut tim: Po ne ça bëjmë këtu poshtë. Pse nuk shkojmë aty lart ku ka goca…Punë vajzash me një fjalë…E kështu filloi karriera ime”, tregon djali që bëri bujë me pohimin në sallën që e duartrokiste pa fund, edhe pse deklaroi se do ti jepte fund karrierës si balerin.

Dorian Grori dhe Edi Blloshmi, dy balerinët e tjerë të shfaqjes e kishin më të thjeshtë hyrjen për në Shkollën e Baletit. Që në fillim, me ndërhyrjen dhe insistimin sigurisht dhe të mamave, kishin dashur të bëhen balerinë dhe ia arritën.

Gjashtë balerinët për dy orë e ngritën peshë publikun në sallën e Pallatit të Kongreseve. Temat e zgjedhura nga secili, performanca, harmonia me partneret dhe pjesët e zgjedhur publikun të duartrokiste pa fund.

Administratori i “DigitAlb”, Alban Jaho nuk e fsheh gëzimin për suksesin e garantuar të këtij eventi, që kishte mbështetjen ekskluzive personale të tij. Realizim në kohë rekord, me vështirësitë që paraqesin projekte të tilla që mbartin me vete shumë të papritura, por që në fund ai i çliruar nga përgjegjësia për këtë sipërmarrje thotë shkurt “ia dolëm”.

Z. Jaho siguroi se të gjithë ata që nuk e panë shfaqjen në Pallatin e Kongreseve, “DigitAlb” do ta transmetojë në Kanalin “T” ditët e ardhshme.

Burimi: Triplemedia.al

Etiketa: rikthimi i dallendysheve


Ju sugjerojmë

“Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem
Aktualitet

Rama: Angazhohem për ndërtimin e një muzeu me Inteligjencë Artificiale.Në shtator…

18 Korrik, 2025 4:29 pm
“Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem
Aktualitet

Ministër për Inteligjencën Artificiale, Rama: Nëse krijojmë kabinet me AI, historike

18 Korrik, 2025 4:17 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit

18 Korrik, 2025 4:01 pm
(VIDEO) Lirohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, Rama: Më shumë akses për turistët
Aktualitet

(VIDEO) Lirohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, Rama: Më shumë akses për turistët

18 Korrik, 2025 3:47 pm
Turistë të shumtë në Tiranë: Vend tepër mikpritës
Aktualitet

Turistë të shumtë në Tiranë: Vend tepër mikpritës

18 Korrik, 2025 3:15 pm
Patrullim i policisë shqiptaro-italiane/ Proda: Bashkëpunim për sigurinë e turistëve
Aktualitet

Patrullim i policisë shqiptaro-italiane/ Proda: Bashkëpunim për sigurinë e turistëve

18 Korrik, 2025 2:57 pm
“Rama mburrej me 2 mijë shtretër në Theth”/Berisha: Pas zgjedhjeve i shkatërron se..
Aktualitet

“Rama mburrej me 2 mijë shtretër në Theth”/Berisha: Pas zgjedhjeve i shkatërron se..

18 Korrik, 2025 2:14 pm
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat
-Jetë dhe Stil

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

18 Korrik, 2025 1:57 pm
Faturë për çdo produkt blegtoral e bujqësor/ Malaj: Garantojmë sigurinë ushqimore
Aktualitet

Faturë për çdo produkt blegtoral e bujqësor/ Malaj: Garantojmë sigurinë ushqimore

18 Korrik, 2025 1:42 pm
Para
Video/ Momenti kur shqiptarët e maskuar grabisin karburantin 

Video/ Momenti kur shqiptarët e maskuar grabisin karburantin 

Dua Lipa me dhimbje të tmerrshme, ja çfarë e detyroi këngëtaren të heq dorë nga koncertet

Dua Lipa me dhimbje të tmerrshme, ja çfarë e detyroi këngëtaren të heq dorë nga koncertet

Sulmet ndaj Bashës dhe PD si gomari, që edhe digjet, edhe ftohet

Kur Dita e Verës shndërrohet në aktivitet ekonomiko-politik
















TE FUNDIT

Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney

Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney
18 Korrik, 2025

Tirana Bank është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga Euromoney, një nga institucionet më prestigjioze...

Lexo më shumë

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit,tenton të hap..

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit,tenton të hap..
18 Korrik, 2025

Një situatë paniku kanë përjetuar mbrëmjen e djeshme pasagjerët e avionit të kompanisë SkyWest me destinacion Detroit. Sipas mediave ndërkombëtare,...

Lexo më shumë

Osmani takon Limajn në prag të seancës së re për konstituim të Kuvendit

Osmani takon Limajn në prag të seancës së re për konstituim të Kuvendit
18 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës...

Lexo më shumë

Rama tregon ambicien e qeverisë: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash!

Rama tregon ambicien e qeverisë: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash!
18 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në përmbledhje të takimit të tij maratonë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com