Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehet supersfida/ Tirana 10 derby radhazi pa fitore kundrejt Partizanit

2016/11/28 at 11:39 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet supersfida/ Tirana 10 derby radhazi pa fitore kundrejt Partizanit

Të enjten, 1 dhjetor, në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stermasi”, pasi u luajt për herë të parë jashtë kryeqytetit (Elbasan Arena”), në fazën e parë, do të luhet derbi i 147-të midis Tiranës dhe Partizanit. Ky ballafaqim është i inkuadruar në kuadrin e javës së 13-të të kampionatit të 78-të kombëtar, Kategoria Superiore, teksa kreu mbahet nga Skënderbeu, me 26 pikë. “Demat e kuq” janë 3 pikë pas korçarëve, në vendin e tretë, ndërsa bardheblutë kanë 21 pikë dhe renditet të katërtit. Të dyja skuadrat kanë ndryshuar trajner rrugës, teksa ka ikur Ilir Daja dhe ka ardhur Mirel Josa te 24 herë kampionët, ndërsa Starova ka zënë vendin e Sormanit te “demat”. Objektivat e naltuara nga të dyja palët shkojnë në të njëjtin drejtim, sikurse e kërkon dhe emri i dy klubeve kryeytetase, por më hapur për titullin kanë dalë të kuqtë. Tirana, nga ana e saj, ka vënë si “kufi” jo më pak se arritjen në Kupat e Europës, ndryshe përsëritet dështimi.

part11
Pavarësisht pikësynimeve të skuadrave në fjalë, në të tilla përplasje vlen më shumë shprehja: “Le të mos e fitojmë titullin, mjafton të fitojmë ndeshjet derbi”. Bardheblutë janë jo pak defiçitarë në këtë drejtim, sepse nuk fitojnë ndaj 15 herë kampionëve në 10 derbet e fundit radhazi. Pra, antagonizmi mbetet në shkallën sipërore. Sa i përket historisë së këtyre përplasjeve, deri tani janë luajtur 146 ndeshje në total. Partizani ka 60 fitore, Tirana 40 të tilla dhe 46 ndeshje kanë përfunduar në barazim. 212 gola ka shënuar Partizani, përkundrejt 162 golave të Tiranës. Sfida e fundit është luajtur më 25 shtator 2016, në “Elbasan Arena”, dhe ka përfunduar pa gola, 0-0.
par22

Pra, “peshorja” e ecurisë së viteve të fundit, por edhe e kampionatit të shkuar, anon jo pak nga të kuqtë, që kanë fituar 15 tituj kampioni, ndërsa bardheblutë goxha më tepër, 24 tituj. Barazimi 2-2 është rezultati i fiksuar më shumë në ndeshjet derbi, mes Tiranës dhe Partizanit, plot 29 herë në 46 barazime. Në sfidën e radhës ka jo pak “ish”-ë. Karabeci, Ed.Bakaj dhe Muzaka kanë pasur eksperienca të kuqe, madje kanë dalë nga Akademia e Partizanit. Kalari ka një të kaluar bardheblu, sikurse Asion Daja ishte sezonin e kaluar “dem i kuq”, ndërsa tani ka “kaluar ylberin”, jo për herë të parë.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi. Shpagimi bardheblu vjen më 22 shtator 1985, teksa Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

kkkk



Ju sugjerojmë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Atentati në Shkodër, Dëshmia e autorit: Më bënte si i fortë, doja të vrisja…

8 Shtator, 2025 6:55 pm
Gaza, pesë palestinezë humbin jetën nga kequshqyerja, mes tyre edhe fëmijë
Bota

Izraeli shpall një “zonë të re humanitare” në jug të Gazës

8 Shtator, 2025 6:49 pm
Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma
Bota

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma

8 Shtator, 2025 6:18 pm
Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
Kryesore

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, Berisha thërret në seli Kryesinë

8 Shtator, 2025 5:38 pm
Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik
Bota

Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik

8 Shtator, 2025 5:32 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

8 Shtator, 2025 5:06 pm
Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
Sport

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

8 Shtator, 2025 4:26 pm
Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
Politikë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

8 Shtator, 2025 3:23 pm
Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
Sport

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

8 Shtator, 2025 3:02 pm
Para
Fotolajm/ Luana Vjollca nënë?!

Fotolajm/ Luana Vjollca nënë?!

Presidenti gjerman, Gauck: BE duhet të ndërpresë zgjerimin

Presidenti gjerman, Gauck: BE duhet të ndërpresë zgjerimin

Vrapi rënkon

Aulon Bej Kalaja
















TE FUNDIT

Atentati në Shkodër, Dëshmia e autorit: Më bënte si i fortë, doja të vrisja…

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
8 Shtator, 2025

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilaj, autorit të dyshuar të ngjarjes kriminale, e cila u regjistrua në Shkodër, mëngjesin...

Lexo më shumë

Izraeli shpall një “zonë të re humanitare” në jug të Gazës

Gaza, pesë palestinezë humbin jetën nga kequshqyerja, mes tyre edhe fëmijë
8 Shtator, 2025

Ushtria izraelite ka shpallur një tjetër “zonë humanitare” në jug të Rripit të Gazës, në një pjesë të vogël të...

Lexo më shumë

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma
8 Shtator, 2025

Qeveria britanike po shikon mundësinë që në të ardhmen, azilërkuesit të strehohen më shumë nëpër kazerma ushtarake e të largohen...

Lexo më shumë

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, Berisha thërret në seli Kryesinë

Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
8 Shtator, 2025

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, që do të mbahet më 12 shtator, lëvizjet duket se kanë nisur edhe në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com