Gjykata e Apelit në Vlorë ka rikthyer në burg Rakip Arapaj. 58-vjeçari akuzohet për posedimin e 5 ton hashash që u zbuluan në banesën e vëllait të tij në fshatin Llakatund të Vlorës.
Vendimi i rikthimit të Arapaj në burg u mor nga trupa e gjyqtarëve Klodiana Gjyzari, Hysen Saliko, Petrit Aliaj.
Dosja “Llakatundi” bëri shumë zhurme në media jo vetëm për sasinë e drogës së gjetur, por edhe për vendimin ndaj Arapajt. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e kishte lene te lire Arapajn me kushtin e dorëzimit të pasaportës dhe garancisë pasurore në vlerën e 1 milionë lekë të reja.
Për lirimin e tij nga Gjykata e Shkallës së Parë, KLD ka nisur një hetim administrativ për të parë nëse ka shkelje nga gjyqtari Arqile Basho.