Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehet Marjan Rroku: E vërteta e vrasjes dhe punës në SHIK 

2016/05/22 at 8:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rikthehet Marjan Rroku: E vërteta e vrasjes dhe punës në SHIK 

Marjan Rroku në valën e zhurmës për intervistën e tij me Ardit Gjebrenë ka dhënë një tjetër intervistë. Ai telefonoi në Vizion Plus dhe kërkoi të flasë në emisionin që mori motrën e vajzës dhe nënës që vrau. Kërkoji të shpjegojë çfarë ndodhi atë ditë, më 29 mars 2001. Intervista u realizua nga Rudina Xhunga në 17 mars, në dhomën e intervistave të Burgut të Sigurisë së Lartë në Fushë Krujë, por nuk u transmetua gjatë kësaj kohe, për shkak se kishte nisur procesi i Marjan Rrokut në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e marrë parasysh kërkesën e Marjan Rrokut për rishikim vendimi dhe të lërë në fuqi vendimin për dënim të përjetshëm. “Vizion Plus” do ta transmetojë të hënën këtë intervistë në orën 20:45 në emisionin “Dritare”.


Një fragment nga intervista

Marjan Rroku: Pasi u ndava nga Mbarimja, më ngelën në mendje disa fjalë të saja, që Faslliut i thotë dikush që SHIK-­u shet vajza.

Rudina Xhunga: Sepse vajzat shiteshin në atë kohë dhe ai kishte gjithë të drejtën të dyshonte. Nuk është puna SHIK-­u apo kush. Ishte pushteti, njerëzit e fortë. Me Mbarimen e lamë këtë punë, që ajo më kuptoi dhe pikën e fundit mbi ‘i’ do t’ia vendoste kur të ballafaqoheshim me Aldën. Kështu e lamë.

Kur e latë?

Nuk lamë një ditë, thamë kur të qetësohet vajza. Tani, me këtë rast, meqë kanë thënë që SHIK­u shet vajza dhe unë e sqarova këtë punë me Mbarimen, shkova dhe takova Fatos Klosin në zyrën e vet dhe i thashë: “Profesor, e sqarova atë punë, e mbylla”. Si ishte puna, më pyeti ai? I thashë që atyre i kishin thënë që SHIK­u shet vajza dhe nga frika kësaj më janë kundërvënë dhe e kanë keqinterpretuar gjithë këtë histori. Këto janë broçkulla, më thotë Fatosi. E di, i thashë, por unë e mbylla këtë punë me to. E mbylle, më tha? E mbylla, i thashë.

Po ti nuk e kishe mbyllur në fakt?

E mbyllur ishte. Mbarimja më tha nuk të kam inat, çfarëdo problemi të kesh hajde te unë dhe kaq, ishte zgjidhje e madhe për mua në krahasim me ato që kisha përjetuar. Dhe profesori më tha kështu, kaluam nga ky diskutim, që unë e mbylla këtë punë dhe që kishte qenë një keqkuptim që SHIK­-u shiste vajza, në një diskutim tjetër. Më tha te puna si je, vazhduam me muhabetin e punës ne. Kjo histori mund të duket një tragjedi tani, por për momentin ishte thjesht një keqkuptim, një turbullirë që ka sa të duash sot në Shqipëri. Më pyeti, ju çunat te Burimet e Hapura, si i keni punët, si kaloni? Mirë, i thashë. A ka vend për përmirësime, tha? Po profesor, i thashë. Sikur të më vish me një mendim më të pjekur në qoftë se ju do ta bënit punën atje, në kuptimin për ta drejtuar, si do ia bënit? Më sill një propozim. Absolutisht po, i them. Pra, puna ime vazhdonte normalisht, pra punën me Aldën e lashë. Shkova, fola me çunat dhe i thashë çfarë mund të bënim më mirë meqë Burimet e Hapura kishin të bënin me gazetat, kompjuterin, internetin, sa ishte hapur. Bëra një propozim dhe ia çova Fatos Klosit te zyra. Mesa duket i pëlqeu dhe më tha, Marjan, e merr përsipër ta drejtosh këtë drejtori të Burimeve të Hapura? Po profesor, i thashë. Në rregull tha, në një nga këto ditë do vij të të emëroj drejtor. Nga data 29, një apo dy ditë përpara, unë duhej të kisha marrë lejen e zakonshme, jo se desha, por sepse ishte caktuar një muaj përpara dhe pikërisht atë ditë kam shkuar tek SHIK­-u, ndenja një orë me mendimin se po vinte Fatos Klosi për të bërë emërimin.

Megjithëse isha me leje të zakonshme, nuk kishte pikë kuptimi që ai të vinte dhe të thoshte, ku është Marjani që do bëj drejtor, kur Marjani ishte me pushime. Pyeta Shqipen, sekretaren e tij, nëse Fatosi vinte atë ditë dhe ajo më tha jo sepse kishte shkuar diku larg. Atëherë meqë isha pushim, mendova të shkoj të shoh nënën në Shkodër se vetëm nënën kisha ngaqë babai më kishte vdekur. Meqë po shkoja në Shkodër mora me vete edhe atë dreq pistolete se ne e kemi mbajtur gjithmonë në zyrë e në kasafortë.

Pse e more, ti ishe me leje?

Ishte rrugë e largët. Por me leje nuk të lejohet pistoleta. Absolutisht jo, nuk ma ka thënë asnjë njeri që nuk duhej ta mbaja dhe nuk ma merr mendja të ketë qenë ky ligj atëherë sepse do e kisha ditur, por në qoftë se ka qenë, unë nuk e kam ditur, të paktën. Unë e mora thjesht meqë kisha rrugë të largët se nuk e merrnim asnjëherë se të bënte me ndryshk. Meqë ishte herët, se ishte ora 9­-10 e mëngjesit, ku as furgona për Shkodër nuk kishte, se fillonin pas orën 12, plus që ishte herët për të shkuar në Shkodër, mendova të pi një kafe nga filoqyli si gjithmonë se as Parku Rinia aq herët nuk hapej pasi ishte në përgjithësi për darkë, kur mblidheshim. Kur kalova aty, takova Blerinën. Ndër muhabetet që bëmë, më tha Alda më ka dhënë një letër për ty. Këtë letër e hapa dhe aty shkruhej: Nuk dua të të shoh me sy, me gjithë ato gënjeshtra që më ke thënë nuk dua të të shoh as sytë, as zërin nuk dua të ta dëgjoj. Unë për momentin nuk i dhashë dum se çfarë donte të thoshte, por në qoftë se do të më kërkosh sot të të them pse ajo tha ashtu, mendoj se pasi i ishte referuar ballafaqimit që do bënte e ëma, domethënë ngaqë nuk i thoshte dot të ëmës jo, ka menduar të më thoshte mua që s’donte të mi shihte sytë, që unë të mos shkoja në ballafaqim. Kështu mendoj unë kot, po abuzoj, por unë për momentin nuk i dhashë dum. Ika nga filoqyli, piva një kafe nja një apo dy orë, nuk ia kam idenë se sa dhe shkova te Zogu i Zi për të marrë furgonin e Shkodrës. Aty ishte fati i zi i imi dhe i tyre e i të gjithëve që unë i shoh.

Shkove tek Pallati i Sportit.

Jo te Pallati i Sportit, por tek Zogu i Zi dhe aty shoh Aldën me Mbarimen që po vinin. Ku i pe? Po ecnin rrugës. Po shkonin në shtëpi. Unë nuk i kisha parë ndonjëherë të shkonin atje. Ti nuk e dije shtëpinë e Aldës? Unë po kaloja aty për të shkuar tek furgonat e Shkodrës sepse aty niseshin, tek Zogu i Zi, kur shoh këto të dyja duke ardhur. Atëherë meqë kisha letrën në xhep dhe meqë kisha folur me Mbarimen, se ç’më thotë truri mua dhe shkoj t’i ballafaqoj. Në atë kohë ato po futeshin te Pallati i Sportit, futem edhe unë dhe i thërras, Mbarime!/Panorama



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Ministrja Britanike kundër Shqipërisë, rrezik për vendin e saj 

Ministrja Britanike kundër Shqipërisë, rrezik për vendin e saj 

Edhe Nard Ndoka me dy emra, ja cila është e vërteta

Edhe Nard Ndoka me dy emra, ja cila është e vërteta

Zbulohet rrjeti i drogës në Greqi, dy shqiptarë në krye të trafikut 

Zbulohet rrjeti i drogës në Greqi, dy shqiptarë në krye të trafikut 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com