Nga dita e nesërme, do të ketë vranësira dhe shira të dobët në ultësirën perëndimore, ndërsa reshje dëbore do të ketë në të gjithë zonën malore. Flokë dëborë edhe në malin e Dajtit. Parashikohet që nga dita e mërkurë dhe në vijim të ketë ndërprerje të reshjeve duke bëre që moti i kthjellet, por i ftohtë të jetë dominant. I ftohti siberian pritet të vijë nga e mërkura me temperatura nën zero gradë në të gjithë vendin. Ditët më të ftohta do të jenë dita e enjte dhe dita e premte. Nata e ndërrimit të viteve pa reshje por e ftohtë.
Temperaturat e ajrit pritet të bien nga e mërkura dhe në vijim: zonat malore nga -9 në -2 gradë C bregdeti 0 deri në 12 gradë C dhe zonat e ulëta nga -1 apo -2 deri 11 gradë C
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h por deri e fortë në zonat veriore ku do të arrijë shpejtësi mbi 45 km/h, nga drejtimi verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.