Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehet ‘Ezel’, ja seriali i ri që do të transmetohet në Klan

2018/06/23 at 5:41 PM
në Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet ‘Ezel’, ja seriali i ri që do të transmetohet në Klan

Seriali më i kushtueshëm i të gjitha kohërave, i cili pasqyron jetën dhe triumfin e Sulltan Mehmetit, i pari sulltan që pushtoi “zemrën e botës”, Kostandinopojën (Stambolli i sotëm), nis transmetimin premierë në Tv Klan në muajin Shtator.


Lajmi konfirmohet nga drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani. Sulltani i Perandorisë Osmane Mehmeti II, i njohur si Mehmet “pushtuesi”, jetoi në vitet 1432-1481. Pas vdekjes së babait të tij Sulltan Murat, Mehmeti ngjitet në fron në moshën 19-vjeçare në vitin 1451. Ai gjithmonë kishte ëndërruar të pushtonte Kostandinopojën, por ky pushtim kishte dështuar dhjetëra herë më parë nga paraardhësit e tij. Askush më parë nuk kishte mundur ta pushtonte atë.

Sulltan Mehmeti duhet të luftonte jo vetëm kundër Perandorisë Bizantine, por edhe kundër kundërshtarit të tij brenda Perandorisë, Halil Pashait. Mehmeti nuk hoqi dorë nga pushtimi i Kostandinopojës duke e mbajtur të rrethuar atë për 53 ditë në vitin 1453.

Është koha e dobësimit të Perandorisë bizantine dhe fuqizimit të Sulltanatit Osman, ku seriali nxjerr në pah luftën për pushtet dhe territore, konfiktet dinamike brenda Perandorisë Osmane dhe intrigat brenda një pallati perandorak.

Sulltan Fatihi, edhe pse i ri në moshë, kishte avantazhet e një inteligjence brilante, një strateg dhe luftëtar shumë i fortë dhe me një vetëbesim tek zgjuarsia dhe triumfi. Pas 2 vjetësh që ai ngjitet në fron arrin të pushtojë Kostandinopojën, qytetin që ishte “i pamundur” për t’u zotëruar. Ai realizon ëndrrën e tij dhe vulos emrin e tij në histori. Pas asaj date, ai njihet ndryshe si Mehmet “pushtuesi” dhe si themelues i një perandorie të madhe me kryeqendër Kostandinopojën.

Me aktorin me të paguar turk, Kenan Imirzalioglu (nga seriali Ezel) dhe një kast të shkëlqyer, pjesë e të cilit janë Çetin Tekindor (I Infiltruari), Gurkan Uygun, Sedef Avci (Ezel), Leyla Tanlar (Fate te Kryqezuara), etj.
/Tv Klan

Etiketa: Ezelklantelenovele


Ju sugjerojmë

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Kronikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja, Gjykata e Lartë rrëzon Metën

22 Nëntor, 2025 10:40 am
Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë
Aktualitet

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë

22 Nëntor, 2025 9:49 am
Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
Aktualitet

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

22 Nëntor, 2025 9:22 am
Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO
Aktualitet

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO

22 Nëntor, 2025 9:20 am
Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Para
Dua Lipa zbulon pasurinë, arrin në 3 milionë dollarë

Serbët e quajnë skandal reagimin e Dua Lipës pas golave të Xhakës dhe Shaqirit, ja çfarë kërkojnë

Zbulohet autori i plagosjes në Bilisht, ngjarja për motive të dobëta

Aksident në Elbasan/ Kamioni përplaset me Volsvagenin, plagoset 30 vjeçari

Meksika ka kaluar në avantazh ndaj Koresë së Jugut

Meksika ka kaluar në avantazh ndaj Koresë së Jugut
















TE FUNDIT

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
22 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur italiane Ornella Vanoni ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare në banesën e saj në Milano, qyteti ku...

Lexo më shumë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
22 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga policia, e cila ka arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar për intoksikimin e një...

Lexo më shumë

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
22 Nëntor, 2025

Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
22 Nëntor, 2025

Reshjet e shumta dhe kushtet e vështira atmosferike kanë sjellë përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së rrugëve në zonat rurale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com