Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehet Eljana, mashtron qytetarët me 300 Euro për vizë angleze

2023/04/17 at 9:10 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rikthehet Eljana, mashtron qytetarët me 300 Euro për vizë angleze

Eljana Gjoka u denoncua pak kohë më parë nga emisioni Stop në Tv Klan që kishte mashtruar një qytetar nga zona e Kasharit duke i thënë se do ta ndihmonte për një problem pronësie.

Eljana Gjoka ishte prezantuar si punonjëse e Kadastrës dhe i kishte marrë qytetarit 3.6 milionë Lekë të vjetra. Mirëpo, ajo u demaskua nga emisioni Stop.

Sonte dalin të tjera fakte dhe raste mashtrimi nga Eljana Gjoka. Qytetarët kanë denoncuar pranë e emisionit për një grua nga Vora që mashtronte për viza angleze, duke pretenduar se ka një “mik” brenda ambasadës së Britanisë në Tiranë.

Redaksia u vu në lëvizje dhe organizoi një takim me Eljanën. Përmes kamerës së fshehtë, Eljana tregon se për të ikur në Angli me vizë turistike 16-ditore, duhet të paguash 300 euro.

Eljana Gjoka – Si je?

Qytetari – Si kalove?

Eljana Gjoka – A je mirë?

Qytetari – Ku do ulemi?

Eljana Gjoka –Eljana jam!

Qytetari – Ç’a bëhet? Si ke qenë?

Eljana Gjoka –Hiç! Mirë! Juve?

Qytetari – Po shyqyr Zotit!

Eljana Gjoka –Më thuaj, ç’a problem ke? Me se mund të ndihmoj?

Qytetari – Unë për në Angli.

Eljana Gjoka –Hëë…

Qytetari – Du me ik në Angli! Ke ndonjë mundësi të më ndihmosh ? Si i bëhet aa? Si, qysh, tek?

Eljana Gjoka –Unë punoj me Ambasadën, nuk punoj kështu klandestinçe.

Qytetari – Po!

Eljana Gjoka –Bëhet regjistrimi. Vjen përgjigja për 1 muaj, a për dy javë. Për dy muaj. Varet, si dalin listat. Kupton? Njoftohesh, jep intervistën.

Qytetari – Hë, hë…

Eljana Gjoka –Kupton? Nëse ke pas probleme me shtetin, nëse ke pas ndonjë ekspuls, nëse ke ndonjë ndjekje penale, noi gjë. Këto duhet t’i di përpara kohe!

Qytetari – Mua më intereson të iki. Ashtu kam ca punë të miat. Iket me vizë, a si iket?

Eljana Gjoka –Me vizë iket.

Qytetari – Si është viza? Sa?

Eljana Gjoka -16-ditore!

Qytetari – Për 16-të ditë duhet të kthehesh?

Eljana Gjoka –Jo, jo, po 16-ditore ta presin edhe biletën. Për 16-të ditë do kthehesh!  Ama mos u kthe! C’lidhje ka?! S’të kërkon kush llogari.

Qytetari – E sa kushton ajo?

Eljana Gjoka -300 euro është vetëm regjistrimi.

Qytetari – Ty, çfarë të duhet nga unë tani?

Eljana Gjoka –Karta e identitetit e jotja! 300 euroshin, regjistrimin, e-maili jot! Vjen çdo gjë nëpërmjet e-mailit. Informohesh nëpërmjet e-mailit. Nuk më jep të drejtën mua askush, numrin tënd të telefonit, të informojnë në filan datë, të kthehesh poshtë, ose në filan datë jep intervistën në çdo vend të botës, që të jesh ti. Edhe kjo është ajo proçedura.

Eljana tregon se ka lidhje me “shefin e madh”, i cili sipas saj punon si përfaqësues i anglezëve.

Eljana Gjoka – Brendësia është e imja, që nëse s’të del emri, të kthehen lekët mbrapsht, sepse edhe shefi, që punon aty brenda, kshu ia ka thënë të gjithëve “mos ke noi vjedhje, mos ke noi grabitje”. Nuk flas për ty.

Qytetari – E marr vesh!

Eljana Gjoka – Ne vëmë në dijeni. Në rast se nuk të del emri, thotë, që pozitivitet ose negativitet. Pozitiv ose negative. Kupto? Edhe nëse del pozitiv, ti ikën. Nëse del negative, vjen te unë. Unë i them shefit “më plotëso formularin për tërheqjen e lekëve”. Megjithë formularin t’i dorëzoj prapë. Kjo është ajo proçedura, që bëjmë ne.

Qytetari – Unë dua të di, sa e sigurtë është, që do iki?

Eljana Gjoka –100%! Në momentin, që të del emri, 4 ditë mbrapa ti thirresh me dhënë intervistën.

Qytetari – E ç’a do them unë atje në intervistë?

Eljana Gjoka –Hë…?

Qytetari – Ç’a do them?

Eljana Gjoka –Asnjë gjë! Vetëm thjesht do tregosh, që nuk ke çështje penale, ose di një gjuhë të huaj. C’lidhje ka edhe sikur mos ta dish anglishten. A më kupton?

Qytetari – Po na ndihmon ai shoku jot atje brenda?

Eljana Gjoka –Po!

Qytetari – Për ta marrë?

Eljana Gjoka – Nuk është shoku, është drejtori i madh.

Qytetari – Ia vlen…

Eljana Gjoka – Është drejtori i madh aty brenda. Jo amerikani, edhe anglezi është shqiptar, që i përfaqëson këto në mungesë të tyre.

Ajo tregon gjithë procedurën, duke e ditur se qytetari kërkon vizë për të ndenjur më pas përgjithmonë në Angli.

Eljana Gjoka –Pjesa më e madhe e këtyre, që ka çu ky, kanë dalë me problem, nuk i kanë tregu problemet që në fillim.

Qytetari – Unë s’kam asnjë problem.

Eljana Gjoka –Dakord pra!

Qytetari – I kam të gjitha, unë dua vetëm garancinë, domethënë ç’a garancie, që të iki edhe kaq?

Eljana Gjoka –Garancinë ato e japin 100%!

Qytetari – Po ç’a garancie duhet për andej, se unë s’kam garanci?

Eljana Gjoka –E bien ato dokumentin. E bien ato, se e kanë një mbështetje ato atje, ku do me shku. Për 16-të ditë të sigurojnë shpi ato. Pastaj bëj ç’a të dush ti! Ik zhduku!

Eljana Gjoka –Brenda vitit duhet të përcillen 14-të viza! Brenda vitit, jo më shumë se 14-të! Se nuk e japin të drejtën e 16-të ditëve, kur je brenda 14-tës. Kupto? I japin 4 ditë, 3 ditë, 2 ditë… po 3 ditë do me shku ti. A e kupton? Kshu që, kur të japin pak ditë, nuk të japin shumë garanci.

Qytetari – Si e kalove këtë Vitin e Ri?

Eljana Gjoka –Mirë! Edhe këtë vit me dosje nëpër duar. Ulu aty përpara, tu punu, tu punu online./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh
Rajoni

Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh

2 Qershor, 2025 5:28 pm
Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri

2 Qershor, 2025 5:23 pm
PD nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve, KAS shtyn seancat ankimore të demokratëve
Aktualitet

PD nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve, KAS shtyn seancat ankimore të demokratëve

2 Qershor, 2025 5:21 pm
Spiropali takim me Osmanin: Mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës
Kryesore

Spiropali takim me Osmanin: Mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

2 Qershor, 2025 5:09 pm
Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve
Bota

Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet, pajtohen për këmbim të të burgosurve

2 Qershor, 2025 4:52 pm
Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale
Rajoni

Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale

2 Qershor, 2025 4:40 pm
Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve

2 Qershor, 2025 4:27 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

BSH: Rritet besimi në ekonomi/Në Maj kontribut pozitiv dhanë industria dhe shërbimet

2 Qershor, 2025 4:19 pm
Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit/ Nuk respektohen rregullat e sigurisë
Aktualitet

Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit/ Nuk respektohen rregullat e sigurisë

2 Qershor, 2025 4:06 pm
Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes në Forcat e Armatosura
Aktualitet

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes në Forcat e Armatosura

2 Qershor, 2025 3:59 pm
Para
Protestat, Macron: Reforma për pensionet hyn në fuqi në vjeshtë, ishte e nevojshme

Protestat, Macron: Reforma për pensionet hyn në fuqi në vjeshtë, ishte e nevojshme

Edi Reja mbetet pa punë, pas 2 muajsh e shkarkojnë edhe në Slloveni

Edi Reja mbetet pa punë, pas 2 muajsh e shkarkojnë edhe në Slloveni

U mor peng nga bashkëjetuesi, 28-vjeçarja dhe dhunuesi kishin caktuar datën e dasmës

U mor peng nga bashkëjetuesi, 28-vjeçarja dhe dhunuesi kishin caktuar datën e dasmës

TE FUNDIT

Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh

Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh
2 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të hënën pas një takimi me Peter Sorensenin, të dërguarin e...

Lexo më shumë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
2 Qershor, 2025

Sot, në fshatin Darëzezë e Re, të Fierit, është riaktivizuar vatra e zjarrit e fikur një ditë më parë. Në...

Lexo më shumë

PD nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve, KAS shtyn seancat ankimore të demokratëve

PD nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve, KAS shtyn seancat ankimore të demokratëve
2 Qershor, 2025

Komisioni i Ankesave e Sanksioneve, ka marrë vendimin ditën e sotme, që të shtyjë të gjitha seancat e kërkesave ankimore...

Lexo më shumë

Spiropali takim me Osmanin: Mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Spiropali takim me Osmanin: Mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës
2 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit,  Elisa Spiropali ndodhet në Prishtinë, ku po merr pjesë në Forumin e 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com