Austria shkel marrëveshjen me Italinë duke shtuar prezencën e policëve në kufi.
Që nga e marta, Austria do të vendosë 80 policë për të intesifikuar kontrollet për shkak të mbërritjes së refugjatëve.
Ky vendim ka ardhur pas fluksit të emigrantëve që kërkojnë të kalojnë kufirin në këmbë.
Ministri i Brendshëm austriak, tha se nga e marta, në Brenner do të vendosen 80 policë më shumë për të bërë kontrollet, që aktualisht mund të zhvillohen në bazë të marrëveshjes Shengen.
Guvernatori i Tirolos ka sulmuar autoritetet italiane se nuk kanë shtuar kontrolle për emigrantët.
“Italia nuk ka mbajtur premtimet. Nuk do të pranoj që italianët të zhvillojnë kontrolle joefikase dhe nga ana jonë numri i hyrje ilegale vazhdon që të rritet”, deklaroi Platter.
Këto akuza u hodhën poshtë nga Zv/Ministri Italian për Migracionin.
Tv Klan