Rikonstruktimi i Kishës së Shën Mërisë në fshatin Shënmëri të Mamurrasit ka shkuar në rrugën e duhur, me kryeministrin Edi Rama që e cilëson si një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore që ka dalë në dritë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se ky Monument Kulture do të kthehet në një tjetër destinacion të turizmit historik e kulutror.
Një tjetër thesar i vyer i trashëgimisë sonë kulturore ka dalë në dritë.
Kisha e Shën Mërisë në fshatin Shënmëri, Mamurras, me status Monument Kulture i Kategorisë së parë (I), tashmë është një tjetër destinacion i turizmit historik e kulturor, falë projektit për rijetësimin e saj, që ka rikthyer vlerat e këtij objekti kishtar që daton prej shekullit XV.
Ndërhyrja e bërë nga specialistët përkatës konsiston në restaurimin dhe konsolidimin e mureve të kishës, restaurim i pikturës murale si dhe vendosja e një strehe metalike tek pjesa e absidës aty ku gjendet edhe piktura murale”, shkruan Rama në Facebook.