Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rihapet në Uashington biblioteka me veprat e rralla të Shekspirit

2024/07/04 at 7:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rihapet në Uashington biblioteka me veprat e rralla të Shekspirit

Uashingtoni, ku gjendet koleksioni më i madh në botë i veprave të William Shekspirit ka zbuluar së fundmi për publikun një thesar që shumica nuk e kanë parë kurrë.

Biblioteka Foldger për Shekspirin rihapi dyert pas një rinovimi që zgjati për 4 vjet duke i dhënë mundësi publikut të shohë për herë të parë pjesët më të çmuara të koleksionit të tij. Korrespodenti i Zërit të Amerikës Maxim Adamas vizitoi librarinë dhe na tregon më shumë mbi veprat e rralla që mund të shihen atje.

Biblioteka Foldger për Shekspirin e cila gjendet në Uashigton ka koleksionin më të madh në botë të veprave letrare shekspiriane – rreth 60,000 dorëshkrime, 90,000 ilustrime grafike dhe rreth 280,000 libra të shtypur. Biblioteka rihapi dyert pas një rinovimi që zgjati për 4 vjet.

“Tani kemi në dispozicion një hapësirë gjigande për ekspozitën dhe e gjithë kjo hapësirë na jep mundësi të shfaqim librat në një mënyrë që nuk e kemi bërë kurrë më parë, sepse kur ekspozohen libra të vjetër, duhet bllokuar e gjithë drita”.

Thesari më i çmuar i kësaj biblioteke është libri i parë që mblodhi për herë të parë veprat e William Shekspirit, një libër i rrallë i 1623. Vetëm 230 kopje të tij ekzistojnë ende. 5 mbahen në Bibliotekën e Britanisë në Londër, ndërsa Biblioteka Folger ka 82 kopje.

Pranë këtyre kopjeve të rralla është një shtypshkronjë e ngjashme me atë të shekullit të 17-të, si dhe objekte që lidhen me jetën e Shekspirit dhe ndikimin që ai pati në kulturën botërore, nga portreti i Mbretëreshës Elizabeth deri te një kartolinë ku shfaqet Ira Eldredge, aktori i parë me ngjyrë që ka luajtur rolin e Otellos në mesin e shekullit të 19-të në Angli.

Koleksioni gjendet në Shtetet e Bashkuara falë manjatit të naftës Henry Folger dhe bashkëshortes së tij Emily, të cilët filluan të mbledhin botime dhe libra të Shekspirit në fund të viteve 1880. Në vitin 1932 ata hapën një bibliotekë në Kapitol, pranë Kongresit dhe Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara.

Sot, biblioteka që mban emrin Folger vazhdon të koleksionojë libra të vjetër në anglisht dhe materiale të ndryshme për William Shekspirin. Michael Witmore, drejtori i bibliotekës thotë se veprat vazhdojnë të kenë rëndësi dhe domethënie në botën e sotme.

“Arti dhe shkencat humane duhet të jenë pjesë e bisedës mbi atë se cilët jemi ne si qytetarë në një demokraci multi-kulturore dhe shumë-racore, një kulturë që është komplekse që përballet me probleme dhe sfida të reja. Dhe një shkrimtar si Shekspiri prek drejtpërdrejt kaq shumë çështje që na përcaktojnë dhe me të cilat ne vazhdojmë të përballemi”.

Ekspozita përmban gjithashtu botimin e parë të ndoshta librit më të famshëm të ndaluar të shekullit të 17-të “Bashkëbisedim mbi dy sistemet kryesore të botës” nga astronomi i njihur Galileo Galilei, me autografin e autorit.

Po ashtu është ekspozuar edhe libri i parë për arushin Winnie-the-Pooh, i firmosur nga autori Alan Milne, si dhe dorëshkrimi i Zhyl Vernit për klasikun e fantashkencës, “Udhëtim në Qendrën e Tokës”.

Mënyra se si duket nga brenda biblioteka është po aq shekspiriane sa dhe veprat që mban; dritaret gotike, shandanë, lule dhe bimë që përmenden në dramat e Shekspirit, si livandë, rozmarinë, dhe manjola./VOA

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Pse ka kaq shumë autogola në Euro 2024

Pse ka kaq shumë autogola në Euro 2024

Berisha: Beqaj arrestohet se vodhi taksapaguesit europianë, nuk u arrestua se vodhi miliona euro nga shqiptarët

Berisha: Beqaj arrestohet se vodhi taksapaguesit europianë, nuk u arrestua se vodhi miliona euro nga shqiptarët

Ndërron jetë 49-vjeçarja që i vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni në Korçë

Ndërron jetë 49-vjeçarja që i vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni në Korçë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com