Lidhja e Rihannës me sheikun arab, Hassan Jameel ka marrë vëmendjen maksimale të mediave rozë këtë javë. Erdhi papritur dhe të gjithë nuk po e besonin dot që riri na kishte mbajtur aq të fshehtë këtë lidhje.
Çifti duket shumë i dashuruar me njëri- tjetrin dhe miliarderi arab e ka treguar dhe me gjestin e tij romantik.
Ai i ka dhuruar vajzës nga Barbadosi një arush të madh, mbi të cilin ka vendosur dhe një trëndafil të kuq.
Gjest për t’u vlerësuar ky nga ana e Jameel.
Tashmë, kur ai të shkojë në udhëtime për shkak të impenjimeve të shumta, Rihana do te gjejë ngushëllim të arushi, që do t’ia shuajë sado pak mallin.