Lajmi se kasti i aktorëve të serialit “Friends” do të ribashkoheshin në NBC, shpërtheu të gjithë internetin dhe rrjetet sociale. Por “The Indenpendent” na jep sot një lajm jo fort të bukur, njëri prej aktorëve do të mungojë dhe ai është … Mathew Perry.
Perry i cili luan rolin e Chandler në këtë serial, është i zënë me xhirimet e filmit të tij të fundit “The End of Longing”, që është duke u xhiruar në Londër.