Janë riaktivizuar flakët në qendrën tregtare në Lushnjë, pak minuta pasi përfundoi operacioni i evakuim-shpëtimit.
Zjarri fillimisht u pikas rreth orës 14:40 në këtë qendër tregtare, ku dyshohet që shkaku i tij ka qenë mbinxehja e kutisë elektrike brenda qendrës tregtare.
Për pasojë 39 persona dhe 3 zjarrfikës kanë përfunduar në spital, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.