Një grua është larguar në rrethana ende të paqarta nga banesa përpara një jave. Policia e Dibrës në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur gjetjen e saj.
F.(N).K, 36 vjeçe, banuese në njësinë Administrative Maqellarë – Dibër, pas 7 ditësh kërkimesh u gjet në një kodër pranë rezervuarit të fshatit Grezhdan.
36 vjeçarja është dërguar në Spitalin Rajonal Peshkopi, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia.